TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2025, 21:30

Lara Kolturi ngre në majë skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi ngre në majë skitë shqiptare, mbyll sezonin

Përmbyllet ky sezon për Lara Kolturin, një 2024-2025 i shkëlqyer me plot 3 podiume në Kupën e Botës dhe “Top 10” në renditjen e përgjithshme në të dyja disiplinat, teknike si në Gjigand (vendi 5), ashtu edhe Sllallom (vendi 10), por edhe në klasifikimin përmbledhës të të gjitha disiplinave, ku ka marrë vendin e 8.

Një ëndërr e bërë realitet për skitë Shqiptare, ku jemi midis më të mirëve të Botës, jo rastësish.

Sa për garën e sotme, në Sun Valley të Amerikës, përmbyllet sezoni me garën e fundit në Sllallom, aty ku Lara u rendit e 11. Kujtojmë që ditën e Martë, në Gjigand, skiatorja Kuq e Zi u rendit e 5-ta.

Një sezon që konfirmoi që Lara dhe Shqipëria janë aty, më të maturuar, me më shumë eksperiencë dhe me më shumë ambicie.

Tashmë Lara dhe gjithë ekipi i saj do të shijojnë pushimet e merituara, ndërsa ajo falenderoi të gjithë mbështetësit me një video të fundit pas garës përmbyllëse.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje