TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2025, 19:52

Brazili rinis bisedimet me Ançelotin, Reali “hidhet në sulm” për zëvendësuesin dhe pret përgjigjen e Alonsos

Shkruar nga Pamfleti

Brazili rinis bisedimet me Ançelotin, Reali “hidhet në

Brazili i është afruar sërish Karlo Ançelotit për t'i ofruar atij rolin e trajnerit, pohojnë raportet nga Amerika Latine, pasi statusi i italianit te Reali i Madridit nuk është i paprekshëm.

Kjo nuk është hera e parë që pozicioni i stolit të ‘Seleçaos’ i propozohet Ançelotit, i cili e refuzoi atë vitet e fundit. Pas humbjes poshtëruese në kualifikueset e Kupës së Botës 4-1 ndaj rivalëve të vjetër, Argjentinës, Federata e Brazilit filloi të shikonte përtej trajnerit aktual Dorival Zhunior.

Sipas “GE Globo”, Federata rifilloi kontaktet me menaxherin e Ançelotit dhe kërkoi një takim me italianin.

Tekniku italian ka qenë i hapur ndaj bisedimeve, por sipas tij, çdo vendim mund të merret pas Botërorit të klubeve i cili përfundon në korrik të këtij viti.

Në këto kushte te “Los Blancos” puna për gjetjen e një zëvendësuesi vazhdon.

Dëshira dhe “ëndrra” e madrilenëve vazhdon të mbetet Çabi Alonso, i cili aktualisht është në krye të Bajer Leverkusen dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Në Madrid kanë shprehur hapur interesimin e tyre për Alonson, por tashmë mbetet një shenjë nga trajneri kampion për të vazhduar më tej.

Gjithsesi ditën e sotme Alonso pritet të dalë në konferencë për të folur për duelin e ditës së nesërme kundër Boçumit. Gjithashtu ai pritet të flasë edhe për të ardhshmen e tij dhe tashmë në Spanjë presin me kuriozitet për të mësuar se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

karlo ançeloti brazili trajneri i realit të madridit

Lini një Përgjigje