TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2025, 18:04

Rei Manaj protagonist me dopietë kundër Andorrës, Asllani i bëri me shenjë skemën në golin e parë

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj protagonist me dopietë kundër Andorrës, Asllani i

Goli i parë i shënuar nga Shqipëria ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare” nuk ishte rastësi. Kristjan Asllani dhe Rei Manaj shkëmbyen një bisedë të shkurtër përpara sesa të ekzekutonin goditjen e dënimit dhe nga gjestet e bëra, duket se mesfushori i Interit i bëri shenjë me dorë që të sulmonte shtyllën e parë.

Kështu ndodhi. Asllani e krosoi topin aty dhe Manaj përfitoi në ajër, duke ndëshkuar kundërshtarët.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës u mbyll me fitoren e kuqezinjve me rezultatin e pastër 3-0, ku Manja ishte protagonist me dy golat e realizuar në minutat 9 dhe 20.

Pas dy ndeshjeve të para të kualifikueseve të Botërorit në Grupin K, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Letonia, por djemtë e Silvinjos kanë golavarazh më të mirë.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” kundër Serbisë.

 

 

rei manaj kristjan asllani kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje