
Valbona do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë sezonin e ardhshëm. Dhe pse mposhti Kastriotin dje, llogaritë nuk mjaftojnë për 4 javët e mbetura.
Valbona mban vendin e parafundit. 12 pikë më tepër ka Kukësi, që po luan përballë Apolonisë.
Asnjë llogari nuk e mban Valbonën në Kategorinë e Parë, pasi Kukësi që kishte mbetur si rival, ka avantazhin e përballjeve direkte.
Valbona i bashkohet kështu Erzenit në Kategorinë e Dytë për edicionin e ardhshëm.
Në ndeshjet e tjera, Korabi fitoi përballë Erzenit, ndërsa Apolonia ia doli kundër Kukësit. Me fitoren e korrur, Korabi del nga zona e “play-out”. Tashmë pjesë e saj është Kastrioti.
Vora po marshon ndërkohë e sigurt drejt Superiores.

Lini një Përgjigje