
Kanë kaluar më shumë se 11 vite që kur legjenda e Formula 1, Majkëll Shumaker, pësoi aksidentin tragjik me ski në dhjetor të vitit 2013. Prej atëherë, ai nuk është shfaqur më në publik dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet një mister.
Sipas gazetarit gjerman të RTL, Feliks Gorner, i cili konsiderohet një burim i besueshëm mbi situatën e Shumakerit ai nuk mund të komunikojë më me fjalë dhe është tërësisht i varur nga kujdestarët e tij.
“Situata është shumë e trishtueshme, ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe nuk mund të shprehet më me fjalë”, shtoi ai.
Për Shumakerin, tanimë 56 vjeç, kujdeset familja e tij dhe një ekip mjekësor në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës. Familja ka mbajtur gjithmonë një qendrim të rreptë mbi privatësinë e legjendës së Formula 1, duke kufizuar aksesin tek ai vetëm për një grup të vogël njerëzish.
“Vetëm rreth 20 persona mund të afrohen te Shumakeri”, shtoi Gorner. “Dhe mendoj se është strategjia e duhur, sepse familja po vepron në interesin e tij më të mirë”, nënvizoi ai.
Mik Shumaker, djali i tij, ka ndjekur hapat e të atit në Formula 1, duke garuar për Haas më 2021 dhe 2022, por u largua nga ekipi për sezonin 2023.
Ndërkohë, Elisabeta Gregoraci, ish-bashkëshortja e Flavio Briatore, ka zbuluar më parë se Shumaker komunikon vetëm me sytë. “Majkëll nuk flet, ai komunikon me sytë. Vetëm tre persona mund ta vizitojnë dhe unë e di kush janë ata”, tha ajo.
Edhe në dokumentarin e “Netflix” mbi jetën e Shumakerit, bashkëshortja e tij Korina e përshkroi atë si “ndryshe”.
Pavarësisht viteve që kanë kaluar, legjenda e F1 mbetet një figurë ikonike, me 7 tituj botërorë, 71 xhiro më të shpejta dhe 155 podiume në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
???? "Il ne peut plus communiquer verbalement"
— RMC Sport (@RMCsport) March 27, 2025
???? Plus de onze ans après le grave accident de ski de Michael Schumacher, le journaliste Felix Gorner, qui a suivi le pilote tout au long de sa carrière, a décrit l'état de santé de l'ancien pilote.https://t.co/ofXxDWHZuu pic.twitter.com/SVdfiA683m
Lini një Përgjigje