TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 20:00

"4 mln euro për Kanye West, jo për spitale", ironizon protestuesja: Në emergjencë do vijë vetë reperi?

Shkruar nga Pamfleti

"4 mln euro për Kanye West, jo për spitale", ironizon

Një protestuese kritikoi mënyrën se si po përdoren fondet publike. Ajo theksoi se paratë e destinuara për koncertin e artistit Kanye West duhej të investoheshin në sektorë më të rëndësishëm, si shëndetësia dhe arsimi.

Sipas saj, fondet duhet të shërbejnë për situata emergjente dhe jo për organizimin e eventeve.

"Këto mund të investoheshin në spitale dhe arsim. Janë fonde emergjente. Në rast emergjence çfarë do ndodhë, do vijë Kanye?! Nuk ka asnjë lloj mundësie", u shpreh protestuesja.

Në vijim të fjalës së saj, protestuesja foli edhe për zgjedhjen për të qëndruar në Shqipëri, duke theksuar se dëshiron të kontribuojë në vend.

"Kam kryer studimet e larta, mundohem të kontribuoj në shtetin tim, nuk kam pse të largohem", tha qytetarja.

Lini një Përgjigje