
Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Për ekspertin e sigurisë, Ilir Kulla kjo lëvizje popullore ka dhënë tashmë goditjen e parë fatale: asgjësimin e plotë të opozitës zyrtare në Shqipëri.
I futar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, se kjo protestë qytetare mund të shihet si kriza më e rëndë në historinë e opozitarizmit shqiptar, e cila madje ka sfumuar dhe rrëzuar në thelb strukturën e krijuar nga marrëveshja e vitit 2008.
Goditja e dytë, sipas Kullës, i është dhënë drejtpërdrejt mazhorancës dhe imazhit të kryeministrit. Kredibiliteti është shkatërruar në rrafshin ndërkombëtar, pasi çdo kërkim mbi emrin e tij në algoritmet e internetit tashmë shoqërohet automatikisht me fjalët "protestë", "drogë" dhe "kokainë". Mediat e huaja e kanë kthyer vëmendjen e tyre ekskluzivisht te revolta disajavore, duke anashkaluar totalisht arritjet e pretenduara të 14 viteve qeverisje.
Pjesë nga intervista:
-Në ditën e 39-të të saj, me mijëra qytetarë janë sërish sonte në shesh, nga ana tjetër kemi edhe një bilanc të rëndësishëm për të analizuar nga samiti dymujor i NATO-s në Ankara i cili u mbyll mbrëmjen e sotme. Për këtë kam njeriun e duhur besoj, eksperti i sigurisë Ilir Kulla, mirëmbrëma, mirë se erdhët. E nisim nga protesta. Shumë nga ato që ti ke thënë në këtë studio fatmirësisht a fatkeqësisht kanë dalë deri tani, megjithatë në ditën e 39-të të revoltës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, kemi një bilanc por jo ai që kërkon kjo protestë, jo kauza dhe kërkesat kryesore të saj sepse me sa duket kryeministri po reziston fort. Nga ana tjetër protesta ka paralajmëruar se nuk do të ndalet as për pushime vere.
Ilir Kulla: Po normal, se çfarë prisje ti që... kryeministri thoshte 'Po, tashti më çoni në burg, unë po iki dhe më çoni në burg'? Kush e bën budallallëqe të humbë këtë punë? Edhe unë s'do e bëja. Është shumë normale kjo gjëja që ata... se këtu ne kemi vënë re dy rezistenca të pakalkuluara kur gjërat kanë nisur. Nejse, unë të kam thënë se si do shkonte kjo gjë. Po kjo do t'i mbetet kohës, pastaj kur të ndodhin gjërat do t'i komentojmë bashkë. Po është normale që ne këtu kemi dy rezistenca, dy faktorë që po rezistojnë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ata që janë në shesh, dhe Edi Rama si individ, si politikan, si kryeministër. Është e qartë që ti e prisje që Edi Rama do t'i priste me lule në zyrë dhe do t'i thoshte 'Po, po jap dorëheqjen, hajde ta firmos dorëheqjen para jush'? Nuk është realiste ajo gjë. Çështja është që deri tani, meqë po shkojmë te të 40-tat e protestës...
Duhet bërë një bilanc gjërash pra, çfarë ka sjellë protesta. Protesta ka asgjësuar totalisht, totalisht opozitën, ose opozitat zyrtare të vendit. Parlamentare, joparlamentare. Domethënë, unë deri sot kam dëgjuar vetëm një deputet të opozitës, që është i Partisë së Agron Dukës, i cili në mënyrë shumë të ndershme, me një vendim shumë politik ka thënë që 'Kërkesat e sheshit janë të drejta, mandatin tim prej deputeti kur të duhet që të kalojnë këto ndryshime në parlament e keni...'
-E dorëzoi.
Ilir Kulla: Jo jo, e keni në dispozicion. T'i votoni që tani, e keni në dispozicion. Pra kjo është gjuha politike me të cilën duhet të kishte folur opozita. Por opozita e ndjen veten të asgjësuar nga fakti që njerëzit nuk e ndjekin më dhe njerëzit janë në shesh. Pra ai populli i tortës nuk ka shkuar më tek opozita, është tek sheshi. Kështu që nga kjo pikëpamje ne kemi një rezultat politik të paimagjinueshëm që ka rrëzuar marrëveshjen e 2008-s në një formë komplet tjetër. Pra që e ka bërë opozitën të pandjekshme dhe kjo është kriza më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e opozitarizmit shqiptar. Asnjëherë s'ka ndodhur, domethënë gjithmonë opozita ka qenë faktor e të tjerë, por kjo është kriza më e madhe, nuk ka ndodhur asnjëherë. E para. E dyta. Mazhorancës, i ka shkatërruar tërësisht kredibilitetin. Tërësisht. Unë nuk... ti e di që s'jam person që i referohem sondazheve, por jam një njeri që i avantazhoj vetes me modesti një numër të pafund kontaktesh në gjithë botën. Domethënë, kjo është ajo që e shqetëson Edi Ramën, jo algoritmi. Algoritmi i faktit që ti kur fut tashmë Edi Rama, nuk të del kryeministri i Shqipërisë për 14 vjetësh, po të del protestë, drogë, kokainë, asgjësime, kjo, ajo, pra futesh bën research dhe dalin këto të parat. Dhe çështja është që të gjitha mediat ndërkombëtare e kësaj radhe, pa përjashtim, kanë ndjekur në mënyrë ekskluzive protestën e Tiranës ndonëse Tirana nuk është një njeri nga... nga 40 ditë protesta. E treta që është me shumë rëndësi, dhe për këtë Edi Rama duhet t'i vërë gishtin thellë kokës. Kjo protestë ka nxjerrë në pah kaq shumë llum, dhe me sa duket pritet, ajo që kemi parë deri tani është vetëm pjesa e ajsbergut se pjesën poshtë nuk e kemi parë. Ka nxjerrë atë gjë që unë e kam ditur prej kohësh, që në Shqipëri institucionet janë totalisht jofunksionale. Janë totalisht out. Ka një lider, ka dy-tre poshtë që ia vërtasin çfarë thotë ai në mëngjes se ata vetë nuk mendojnë domethënë... dhe ai mund ta ketë të drejtë, mund të mos ta ketë të drejtë, por është e drejta e tij sepse tek e fundit ai është kryetari i partisë vet dhe është lider politik. Ata të tjerët poshtë nuk kanë mendim të tyre, thonë vetëm çfarë thotë ai. Dhe nuk ka asnjë mënyrë reagimi. Se ka një problem të thellë që nëse do ndodhi kjo përmbysje, kjo rënia... Ne e kemi parë dhe në Maqedoni për shembull me rastin Gruevski. I vetmi që nuk shkoi në burg ishte Gruevski ndonëse u dënua. Po për shkak të faktit që kishte qenë lider dhjetëvjeçar, kishte qenë kryeministër e të tjerë, i dhanë një imunitet dhe shkoi në Hungari, po të tjerët përfunduan të gjithë burgjeve në ndjekje penale. Domethënë, 3700 veta kanë shkuar nga VMRO-ja në ndjekje penale në shtatë vjet. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës së komunizmit, 3000 kishin shkuar nga VMRO-ja. Përfshi këtu ish-ministra, ish-drejtues, sekretarë të përgjithshëm e gjithë ata liderët e mëdhenj që kishte VMRO-ja në atë kohë. Dhe këta të PS-së po i dominon naiviteti që ishalla po bie ky, që t'i zëmë vendin ne.
Lini një Përgjigje