TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2025, 20:21

Tensione e protesta në fushë, Tirana-Bylis ndahen në paqe

Shkruar nga Pamfleti

Tensione e protesta në fushë, Tirana-Bylis ndahen në paqe

Tirana dhe Bylis ndanë nga një pikë mes tyre, ndërsa takimi i luajtur në “Arena Kombëtare” përfundoi në barazim 2-2.

Një përballje shumë e luftuar, ku nuk munguan polemikat dhe tensioni.

Ballshiotët kaluan në avantazh me Arli Përgjonin në minutën e 25-të, ndërsa para mbylljes së pjesës së parë, Florjan Përgjoni barazoi për Tiranën.

Momenti kulminant i sfidës ishte në minutën e 69-të. Një penallti e akorduar me VAR për Tiranën, “tërboi” miqtë, që nuk ishin dakord me vendimin.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, tërhoqi skuadrën nga fusha, në shenjë proteste. Ekipi u rikthye në fushë pas 8 minutash dhe nga penalltia, Jarmouni i dha avantazhin Tiranës.

Megjithatë, reagimi i ballshiotëve ishte i menjëhershëm me Ileskin që barazoi shifrat në minutën e 83-të.

Me këtë barazim, Bylis mban vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 32 pikë. 

 

Lini një Përgjigje