TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2025, 17:03

Elbasani rikthehet te fitorja, mund minimalisht Laçin dhe mban vendin e pestë

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani rikthehet te fitorja, mund minimalisht Laçin dhe mban vendin e

Elbasani triumfoi minimalisht ndaj Laçit, në sfidën e javës së 31-të në Superligë. Verdheblutë iu falën një autogoli të Shabanit në minutën e 39-të, për të marrë fitoren.

Në krahun tjetër, Laçi iu afrua disa herë barazimit, me raste të shumta, por pa sukses në metrat e fundit.

Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e pestë në renditje me 40 pikë dhe i jep fund serisë prej tre barazimesh radhazi.

Laçi renditet në vendin e gjashtë me 33 pikë, ndërsa e dërgon në gjashtë serinë e ndeshjeve pa fitore në kampionat.

 

Lini një Përgjigje