TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 22:13

Firmosi në verë me Realin e Madridit, si humbi Mbape 250 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Firmosi në verë me Realin e Madridit, si humbi Mbape 250 milionë

Kilian Mbape mund të kishte zgjedhur të niste karrierën e tij te Reali i Madridit një vit më vonë. Do të kishte qenë më pak ”armik” në Paris pasi do të mbyllte kontratën deri në fund, por edhe do të kishte 250 milionë euro më shumë në llogarinë e tij.

Kjo është ajo që zbuloi e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”, e cila bën të ditur se sulmuesi francez ka humbur këtë shumë të çmendur që në momentin që firmosi për Realin dhe vendosi të mbyllte para kohe kontratën duke aktivizuar klauzolën e largimit.

Nëse Mbape do të kishte qendruar në Paris deri në fund të kontratës, në vitin 2025, pasi do të përfitonte një rrogë prej 70 milionë eurosh, me një rritje prej 20% në krahasim me sezonin e mëparshëm, si dhe bonuse prej 180 milionë eurosh që do të shkonin në llogaritë e tij. Këto janë shifra bruto, por gjithsesi janë shuma marramendëse, që tregojnë se sa ka sakrifikuar Mbape në momentin që vendosi t’i bashkohej Realit.

Mbape paguhet 32 milionë euro në sezon te Reali i Madridit, nga i cili përfitoi edhe një bonus prej 100 milionë eurosh në momentin e firmës. Një shifër në total që çon në 5 vite fitimet e tij te Reali aq sa do të merrte nga PSG nëse qendronte edhe një vit të vetëm atje.

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje