TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 20:39

Sulmuesi i Interit bëhet protagonist, kombëtarja e njohur i bashkohet Japonisë dhe Zelandës së Re në Botërorin 2026

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i Interit bëhet protagonist, kombëtarja e njohur i bashkohet

Irani bëhet skuadra e tretë jo-organizatore që siguron biletën në Botërorin 2026. Përfaqësuesja aziatike ka siguruar vendin e saj në aktivitetin e vitit të ardhshëm pas barazimit 2-2 ndaj Uzbekistanit, ndjekëses më të afërt në grupin kualifikues në zonën e Azisë.

Në fakt, ishin miqtë më kërkues, me Erkinov dhe Fajzullaev që i dhanë dy herë avantazhin, por sulmuesin i Interit, Mehdi Taremi i dha barazimin Iranit m e dy golat e tij.

Ky barazim siguroi matematikisht një prej dy vendeve të para në grup për Iranin dhe e bëri ekipin e radhës pas organizatorëve SHBA, Kanada, dhe Meksikë, si dhe Japonisë e Zelandës së Re, që garantojnë pjesëmarrjen në turneun e verës 2026.

Irani shkon në Botëror për herë të shtatë në histori.

 

irani kombëtarja azia kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje