
Kombëtarja shqiptare U-17 luajti sot ndeshjen e fundit të raundit të dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” në grupin B6.
Në këtë sfidë, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2, teksa miqtë përmbysën ndeshjen.
Shqipëria e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e 20 gjeti golin e parë. Për kuqezinjtë shënoi Leon Myrtaj. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Fraksioni i dytë nisi me një ndryshim për Shqipërinë. Nga loja doli Alen Vukaj dhe u aktivizua Dijar Ferati. Uellsi barazoi rezultatin në minutën e 63 me Uilliam Grainger.
Miqtë përmbysën gjithçka në minutën e 76 me të njëjtin protagonist Uilliam Grainger.
Kombëtarja U-17 nuk ia del që të ngjiten në Ligën A për edicionin e radhës.
Lini një Përgjigje