TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 17:14

Sfidën ndaj Anglisë e ndoqi nga stoli, por me Andorrën debutoi titullar; reagon Julian Shehu

Shkruar nga Pamfleti

Sfidën ndaj Anglisë e ndoqi nga stoli, por me Andorrën debutoi

Juljan Shehu ishte një nga risitë në listën e Kombëtares shqiptare, për ndeshjet e muajit mars, kundër Anglisë dhe Andorrës. Në sfidën përballë “3 Luanëve”, mesfushori nuk luajti asnjë minutë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në fitoren 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”, Shehu ishte titullar, madje qendroi në fushë gjatë gjithë lojës. Një paraqitje mjaft pozitive për numrin 4 të Kombëtares shqiptare.

Ndërsa ditën e sotme, është vetë 26-vjeçari që ka reaguar për herë të parë pas ndeshjes së tij debutuese si kuqezi. “Forca Shqipëri. Debut”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juljan Shehu (@julishehu6)

 

julian shehu mesfushori i kombëtares kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje