TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 16:31

Pas Bogdanit, Shqipëria has probleme me golashënuesit; Muriqi i zgjidh telashet Kosovës, “Bogu” me 18 gola, ‘Pirati’ 31 gola

Shkruar nga Pamfleti

Pas Bogdanit, Shqipëria has probleme me golashënuesit; Muriqi i zgjidh

Fitorja kundër Islandës në dy takimet e Ligës së Kombeve bëri që Kosova nga edicioni i ri të jetë pjesë e Ligës B, një arritje kjo e rëndësishme për "Dardanët".

Një dorë në këtë sukses të të tijve ia dha edhe Vedat Muriqi, sulmuesi që është pjesë e Majorkës në La Liga të Spanjës dhe vlen 8 milionë euro në treg. "Pirati" shënoi tre gola në sfidën e 23 marsit dhe e dërgon në 31 numrin total që ka shënuar me fanelën e Kosovës. Veç golave, Muriqi ka asistuar edhe në shtatë raste duke qenë pikë reference në sulm.

Sa për krahasim, megjithëse ekipi kombëtar i Shqipërisë ka më shumë vite aktivitet, golashënuesi më i mirë i kuqezinjve mbetet Erjon Bogdani me 18 gola dhe një asist. "Bogu" prej 2013 është tërhequr nga futbolli.

Duket se problemi më i madh te Shqipëria është golashënuesi, ndërsa Muriqi ia ka zgjidhur këtë telash Kosovës.

Krahasimi:

Erjon Bogdani: 18 gola në 75 ndeshje me Shqipërinë

Vedat Muriqi: 31 gola në 56 ndeshje me Kosovën

erjon bogdani vedat muriqi kosova shqipëria

Lini një Përgjigje