TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 15:46

Skandali i FSHF/ 60 euro për të parë Itali-Gjermani, 100 euro për të parë Shqipëri-Andorrë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i FSHF/ 60 euro për të parë Itali-Gjermani, 100 euro

Këto ditë të Ligës së Kombeve, bileta më e shtrenjtë në stadium për të ndjekur ndeshjen Itali-Gjermani kushtoi 60 euro. Po luanin dy kombëtaret më historike të kontinentit europian.

Mbrëmë, në “Arenën Kombëtare”, bileta më e shtrenjtë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Andorra kushtoi 100 euro. Po luanim kundër një skuadre modeste, me lojtarë krejtësisht të panjohur.

Rezultati u pa qartë. Rreth 5000 vende bosh në një stadium që mund të ishte plot për të mbështetur skuadrën kuqezi në rrugëtimin e saj drejt Kampionatit Botëror 2026.

Urojmë që Federata Shqiptare e Futbollit të reflektojë për këtë, sepse kombëtarja duhet të jetë kënaqësi dhe mundësi emocioni për të gjitha shtresat e popullsisë. Kombëtarja nuk është klub që luan në Champions League, në elitën e futbollit europian.

Shqipëria nuk është Gjermania apo Zvicra. Ne jetojmë në një vend me pagë mesatare 600-700 euro në muaj. Familjet shqiptare nuk kanë mundësi të paguajnë 100 euro për një biletë.

Nëse nuk ka reflektim, atëherë do të jetë gjithnjë e më e vështirë që prindërit të marrin fëmijët në stadium dhe pamjet e stadiumeve europiane me gjyshër, gjyshe, nipër e mbesa duke ndjekur futboll do të vijojnë të na duken utopike.

biletat shqipëri-andorrë

Lini një Përgjigje