
Marash Kumbulla luajti 24 minuta, në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj Andorrës. Pas takimit të kualifikueseve të Botërorit, mbrojtësi i Kombëtares ka reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale. 25-vjeçari shprehet mjaft i lumtur që vesh fanelën kuqezi, ndërsa ndër të tjera shkruan se do të shihemi në sfidat e radhës, duke iu dërguar një “sms” edhe rivalëve.
“Gjithmonë një nder dhe emocion i madh të veshësh këtë fanellë! Shihemi në sfidat e ardhshme. Forca Shqipëria ????????”, ka shkruar Kumbulla.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje