TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 16:08

Shqipëria luan fillimisht sfidën delikate me Serbinë dhe më pas me Letoninë, ja kur zhvillohen 2 ndeshjet e radhës të kombëtares kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria luan fillimisht sfidën delikate me Serbinë dhe më

Kombëtarja shqiptare pas 2 ndeshjeve të para në kualifikueset e Kupës së Botës ia doli të merrte vetëm 3 pikë. Kuqezinjtë u mposhtën nga Anglia 2-0 në transfertë dhe mbrëmë triumfuan 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Pas këtyre përballjeve, skuadra e drejtuar nga Silvinjo mban vendin e 2 në grupin K me 3 pikë, po aq sa Letonia, ndërsa “Tre Luanët” e Tomas Tuhel kryesojnë me 6 pikë pa 2 sfidash.

Por sfida e radhës do të jetë mjaft delikate për Kombëtaren shqiptare. Shqipëria do të presë në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Serbisë, sfidë kjo që do të luhet më 7 qershor në orën 20:45. Një ndeshje shumë e rëndësishme, ku kuqezinjtë do të luajnë “all-in” vetëm për fitoren dhe 3 pikët janë mëse të rëndësishme përballë një rivali direkt.

Ndërkohë pas sfidës me serbët, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë pas vetëm 3 ditësh. Kombëtarja do të udhëtojë në Letoni për të sfiduar vendasit, sfidë kjo që do të zhvillohet më 10 qershor në orën 20:45.

kombëtarja shqiptare kualifikueset e botërorit serbia letonia

Lini një Përgjigje