TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 22:35

Shkëlqeu me asist në golin e dytë të Rei Manajt, reagon për herë të parë Armando Broja pas paraqitjes spektakolare ndaj Andorrës

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqeu me asist në golin e dytë të Rei Manajt, reagon

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të lehtë në “Arenën Kombëtare” mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 përballë Andorrës.

Një nga protagonistët kryesorë në këtë ndeshje ishte sulmuesi, Armando Broja. Ylli i Shqipërisë dhe Evertonit shkëlqeu në fushën e lojës, ku performancës së tij i shtoi edhe një asist, të cilin e dha në golin e dytë të shënuar nga Rei Manaj.

Ndërkohë që para pak minutash, Broja ka reaguar në rrjetet sociale. “I lumtur që kthehem”, shkruan 23-vjeçari në rrjetet sociale, duke treguar që është tepër i gëzuar kur luan me Kombëtaren shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armando (@armando.broja)

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje