
Koço Kokëdhima, ish-deputeti i PS-së, i cili për vite me rradhë u konsiderua si ‘beu i jugut’ për shkak të suportit dhe mbështetjes që kishte nga Edi Rama, është rishfaqur pas një mungese të gjatë. Kokëdhima nuk është rikthyer në politikë, por është bërë protagonist në një incident të pakëndshëm që ndodhi gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave, takim i luajtur në Fier.
Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht gjyqtarin e takimit Dorjan Melataj.
Për shkak të situatës dhe tensioneve të krijuara, takimi është ndërprerë për 25 minuta, për të rinisur më pas.
Në pamje dallohet qartë Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit teksa ‘pushtojnë’ fushën e lojës dhe sulmojnë gjyqtarin.
Burime nga klubi i Gramshit e quajtën shkelje të rregullores rinisjen e takimit dhe sipas tyre, i ndodhur nën presion gjyqtari e ka rikthyer takimin që duhet të ishte ndërprerë përfundimisht dhe të deklarohej i tillë në FSHF, ku më tej të merreshin ehde masat disiplinore dhe administrative.
Pas vijimit të lojës, takimi ka përfunduar 1-0 në favor të Apolonisë së Fierit. Madje në fund është hedhur edhe një foto festive në llogarinë në rrjetin social Facebook nga klubi sportiv, ku vajzat e ekipit festojnë triumfin polemizues.
Nuk dihet ene shkaku përse ndeshja u tensionua, teksa priten edhe reagimet zyrtare dhe ankesat nga ekipi i Gramshit.
Për momentin nuk ka asnjë reagim nga klubi i Apolonisë, por as nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime nga klubi i Gramshit pretendojnë se sipas rregullores, takimi duhet të ishte ndërprerë përfundimisht.
Gjithashtu ata pretendojnë se trajneri, zyrtarë dhe presidenti i Apolonisë ofenduan, shtynë dhe goditën gjyqtarin e ndeshjes, teksa më pas i bënë edhe presion që të riniste takimin.
Lini një Përgjigje