
Ditën e sotme janë luajtur katër ndeshjet e para të javës së 29-të Kategorisë së parë.
Flamurtari u mposht në shtëpi 1-2 nga Pogradeci. Zguro në minutën e 60-të shënoi për liqenorët, kjo pas pasigurisë së portierit Kaloshi. Kur u mendua se vendasit do reagonin, Pius Freeman nxori 'blof' mbrojtjen dhe shënoi golin e dytë, duke bërë që vlonjatët të humbasin terren me kreun. Ememe shkurtoi në minutën e fundit për vendasit, teksa Flamurtari për 32 minuta luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Allmuçës. Por kjo disfatë ka sjellë tërmet te Flamurtari. Pak pas ndeshjes drejtuesi njoftuan shkarkimin e trajnerit Agostinaeli.
Në Vorë, vendasit fituan 4-2 kundër Lushnjës dhe "çimentojnë" kreun me pesë pikë më shumë se Flamurtari, duke vendosur "një dorë" te titulli kampion.
Valbona e shumë problemeve fitoi 3-0 kundër Kastriotit në Bajram Curri me golat e Xhabaftit, Matelit dhe Ballës.
Pas këtyre sfidave është Vora që shkëputet në krye me 73 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 68 dhe Besa me 62.
Lini një Përgjigje