
Artim Pollozhani është trajneri i ri i Flamurtarit. Pas shkarkimit të italianit, Andrea Agostineli, klubi kuqezi që militon në Kategorinë e Parë kanë vendosur që të emërojnë në paniknë Pollozhanin.
Ndërkohë që pjesë e stafit të tij do të jenë Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj, të cilët do të kenë detyrën e zëvendës trajnerit. Ndërkohë stafi plotësohet me Luan Birçen dhe Erion Dinen.

Trajneri i ri, Artim Pollozhani vjen te klubi kuqezi pas aventurave të tij si asistent te Partizani dhe te Ballkani. Madje te këta të fundit ka mbajtur edhe zëvendës-trajner i Ilir Dajës.
Lini një Përgjigje