TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 21:28

Trump flet për finalen e Botërorit: Është e vështirë të vësh bast kundër tij

Shkruar nga Pamfleti
Trump flet për finalen e Botërorit: Është e
Gianni Infantino-Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin "MetLife", ku këtë mbrëmje zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Pak çaste përpara nisjes së sfidës, Trump foli për “Fox Sports”, duke theksuar se nuk ka një skuadër favorite për të fituar trofeun. Megjithatë, ai pranoi se është e vështirë të mos besosh te Lionel Mesi, duke vlerësuar madhështinë e kapitenit argjentinas.

"Presidenti i Argjentinës është një mik i mirë i imi dhe ka bërë një punë të shkëlqyer. Por ajo që mund të them është se është e vështirë të vësh bast kundër Lionel Mesit. Për mua nuk ka favorit. Thjesht e di që nuk do të vendosja bast kundër Mesit. Ai është i shkëlqyer", u shpreh Trump për “Fox Sports” pak para fillimit të finales.

 

 

donald trump presidenti i shba finalja e botërorit

Lini një Përgjigje