Kai Trump po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndërtuar profilin e saj si sportiste, influencuese dhe admiruese e modës.
19-vjeçarja, vajza e Donald Trump Jr. dhe Vanessa Trump, pritet të nisë studimet në Universitetin e Miamit, ku do të jetë pjesë edhe e ekipit të golfit.
Në një intervistë për emisionin “Fox & Friends”, Kai foli për mënyrën se si menaxhon angazhimet mes sportit, studimeve dhe projekteve personale.
E pyetur se kujt ia atribuon ambicien dhe dëshirën për të pasur sukses në fusha të ndryshme, ajo nuk hezitoi të përmendte gjyshin e saj, presidentin amerikan Donald Trump.
“Me siguri nga gjyshi im”, u shpreh 19-vjeçarja me buzëqeshje, duke lënë të kuptohet se këmbëngulja dhe vendosmëria janë cilësi që i ka trashëguar prej tij.
Përveç angazhimit në golf, Kai ka fituar popullaritet edhe në rrjetet sociale, ku ndan rregullisht momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj në botën e modës.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për marrëdhënien me Donald Trump, të cilin e përshkroi si një njeri “shumë të lezetshëm” dhe shumë më të qetë sesa perceptohet shpesh në publik.
Lini një Përgjigje