TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Korrik 2026, 22:40

Madona ndez finalen e Botërorit, Ronaldo dhe Ronaldinjo shfaqen si “shoferët” e saj (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Madona ndez finalen e Botërorit, Ronaldo dhe Ronaldinjo shfaqen si
Ronaldinjo-Ronaldo

Pushimi i finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës u shndërrua në një spektakël të vërtetë, me organizatorët që sollën një shfaqje muzikore në stilin e famshëm të "Super Bowl".

Në skenën e ngritur në stadium performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore, mes tyre Madonna, BTS, Justin Bieber dhe Shakira, duke elektrizuar atmosferën para mijëra tifozëve të pranishëm.

Momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte hyrja e Madonnës në fushë. Ikona e muzikës u shoqërua nga dy legjendat e futbollit brazilian, Ronaldo dhe Ronaldinho, të cilët u pritën me ovacione dhe duartrokitje nga publiku, duke i dhënë spektaklit një dimension edhe më të veçantë.

madona ronaldo ronaldinjo kupa e botës

Lini një Përgjigje