TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2026, 19:08

Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të paguani shumëfish

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të
Donald Trump

Presidenti amerikan i jep Teheranit afat deri nesër në orën 08:00, ndërsa paralajmëron pasoja të rënda nëse vazhdojnë sulmet dhe përshkallëzimi i konfliktit.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar paralajmërimin e tij më të ashpër deri më tani ndaj Teheranit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se çdo sulm ndaj forcave amerikane do të marrë një përgjigje shumë më të fortë.

"Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë për atë vrasje shumëfish. Kjo direktivë specifike i është përcjellë Sekretarit të Luftës Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët Daniel Kaine dhe çdo anëtari të lartë të Forcave të Armatosura", shkroi presidenti amerikan.

Deklarata vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe SHBA-ja akuzon grupet e mbështetura nga Irani për sulme ndaj forcave amerikane në rajon.

Trump ka shtuar gjithashtu presionin ndaj Teheranit duke vendosur një afat të ri për autoritetet iraniane.

"Ata kanë kohë deri nesër në orën 08:00. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po negociojmë me mirëbesim. Pas orës 08:00 nuk do të kenë ura, stacione", deklaroi ai gjatë një prononcimi për mediat.

Presidenti amerikan përsëriti se administrata e tij nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që Irani të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore, duke paralajmëruar pasoja shkatërruese në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm.

"Do të ketë shkatërrim total, megjithëse nuk do të doja ta bëja këtë. Do t'u duhen 100 vjet për të rindërtuar vendin e tyre", u shpreh Trump.

Ai deklaroi gjithashtu se, sipas tij, "SHBA-ja është fituese", ndërsa "Irani ka humbur", duke shtuar se administrata e tij synon të vendosë edhe taksa në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Në fund të deklaratës së tij, Trump shprehu pakënaqësi edhe ndaj NATO-s. "Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n", tha ai, pa dhënë detaje mbi arsyet e këtij qëndrimi.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa frika për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme mbetet e lartë.

trump shba iran

2 Komente

  1. T
    Tony

    C'ti besh qe i kishte duart e zena me Kampionatin Boteror te Futbollit e tani ta shihni, do beje namin ky strategu.

    1. L
      LUFTA PER DASHURI?

      Hej Trump! Ti ishe ai që e nisi këtë luftë. Ti shkele të gjitha ligjet ndërkombëtare. Tani nuk mund të vendosësh për trajektoren e luftës. Irani nuk ishte një copë e thjeshtë. Mund të jetë 20 herë më i vjetër se SHBA-të. Ata do të përcaktojnë rrugën e luftës që tani e tutje. Keqardhje për ushtarakët amerikanë, ti je përgjegjës për këtë. Lufta është luftë, jo dashuri!

      Lini një Përgjigje