
Protestës së 51-të kundër qeverisë iu bashkuan edhe shqiptarë të Diasporës, duke u bërë pjesë e tubimit të zhvilluar në Tiranë. Ata kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Një qytetar, i ardhur nga Londra, tha se kishte vendosur të merrte pjesë në protestë për të kërkuar ndryshim në vend, ndërsa akuzoi klasën politike se ka punuar vetëm për interesa personale.
"Jam në këtë protestë që të bëhet ky vend. Ky vend nuk është bërë sepse ata që na kanë drejtuar janë vetëm për të vjedhur, nuk mendojnë për popull. Ky vend duhet të bëhet që të mos ikë rinia siç ikëm ne," u shpreh ai.
Nga sheshi "Skënderbej" foli edhe aktivisti Emiljando Kita, i cili deklaroi se protestuesit përfaqësojnë qytetarët që punojnë çdo ditë, por që nuk marrin shërbimet që meritojnë nga qeveria.
"Protestuesit janë ata që punojnë nga mëngjesi në darkë që Rama të marrë pagën dhe janë këtu që ai t'u shërbejë, ndërkohë Rama u shërben krimit dhe oligarkisë. Punonjësit janë në kushte mjerane me paga mjerane, pensionistët janë në pamundësi për të shtyrë muajin, bujqësia, blegtoria dhe industria janë në kolaps. Kjo protestë është shpresë që gjërat mund të ndryshojnë," tha ai.
Sipas Kitës, protestuesit kërkojnë që të mos betonizohen zonat e mbrojtura, vendi të qeveriset nga njerëz me integritet dhe Parlamenti të mos përfaqësohet nga individë të lidhur me krimin apo, siç u shpreh ai, "analfabetë".
Në protestë foli edhe një i moshuar, i cili iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit i cilësoi protestuesit si "sorra".
"Ne jemi shqiponja, sorra dhe korba janë Edi Rama dhe ata që e pasojnë. Vij në protestë të mbështes rininë e mrekullueshme që po i jep mësim edhe Europës", tha ai.
Më tej, ai ngriti shqetësimin për emigracionin dhe shpopullimin e vendit, duke deklaruar se: "Qeveria ka vënë dorë mbi çdo pasuri dhe sot kërkon të zhdukë popullin e të sjellë skllevër nga Azia dhe Afrika".
Me e bukura keta kodoshe Shqiptare e kosovare nuk behen kurre me njeri tjetrin ne Londer e kudo ne Europe. Vetem tja nxjerrin syte njeri tjetrit jane. Ta ni na paskan shkuar ne Tirane te t'i japin drejtim "Atdheut" Shqiperi. Kur u rrahen me grushta Luigj Gurakuqi me Faik Konicen cdo presesh me? Ah, jemi komb qe nuk behemi me njeri tjetrin me pune ne vepra. Ah. me fjale te marrim ne qafe.