Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, i kërkoi mazhorancës të tërhiqet nga raporti i hartuar vetëm nga përfaqësuesit e saj, përmes të cilit propozohet edhe ulja e numrit të bashkive.
Nga foltorja e Kuvendit, Boçi deklaroi se opozita kërkon shtyrjen e afateve të punës së Komisionit, duke argumentuar se kalendari i miratuar nuk është zbatuar ende dhe se procesi i konsultimeve publike nuk ka përfunduar.
Sipas tij, Komisioni ndodhet ende në fazën e parë të dëgjesave në qarqe, ndërsa kritikoi mazhorancën për paraqitjen e një raporti pa përfunduar procedurat e parashikuara dhe pa konsultim të plotë.
“Pjesa e majtë vazhdoi mbledhjen. I kujt është Kuvendi? Mbledhja ndërpritet, i vutë në dispozicion kanalet për të prezantuar këtë raport. Komisioni ka procedurë dhe përcaktohet me projekt kalendar dhe nuk është hajde ti biem si të duam ne. Ky projekt kalendar është dokumenti zyrtar që është i detyrueshëm për kryetarin e kuvendit, është i detyrueshëm, edhe për komisionin.
Ne jemi si komision tek pika 4, raundi i parë i konsultimeve dhe dëgjesave publike në 12 qarqe që nuk kanë mbaruar. Kë pyetet ju për këtë propozim? Pyetët deputetë tuaj? Asnjëri nuk e di se çfarë do bëhet me territorin që përfaqësojnë. Kjo që po bëni është e turpshme. Flisni se mund të bashkohet Librazhdi me Përrenjasin. Ku është diktuar, ku është aprovuar, në cilin komision. Hiqni dorë nga ai raportimi se nuk ka vlerë ligjore”, tha Boçi.
Lini një Përgjigje