TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 13:52

'Territorialja' fut në sherr PD-PS/ Berisha akuza mazhorancës: Doni të zhdukni 20 bashki 

Shkruar nga Pamfleti
'Territorialja' fut në sherr PD-PS/ Berisha akuza
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për prishjen e dakordësisë lidhur me Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, duke pretenduar se ndryshimi i qëndrimit të socialistëve ka ardhur pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mes palëve kishte një marrëveshje për shtyrjen e afatit të komisionit, ndërsa theksoi se për opozitën kusht i panegociueshëm mbetet përfshirja e ekspertizës së partnerëve europianë.

“Boçi, që do të flasë, ka bërë përpjekje maksimale me Maznikun, apo pengun. Kishte një ujdi për të zgjatur afatin e komisionit. Kushti për të marrë ekspertizën e europianëve është i panegociueshëm nga ne. Ishte Rama ai që urdhëroi pengun e tij të veprojë krejtësisht në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati ngriti gjithashtu shqetësimin se drafti që po diskutohet nga mazhoranca, synon të reduktojë 20 bashki të vendit. 

“Projekti i diskutuar nga ju shkurton të paktën 20 bashki të tjera, të shpërndara në të gjithë vendin”, deklaroi Berisha.

reforma territoriale sali berisha akuza mazhorances

1 Komente

  1. s
    studio

    filuan te numerojne delet PADRINOT E POLITIKES se PORDHIVE PS PD....

    Lini një Përgjigje