TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 12:46

Zhupa në Kuvend: Mos e ktheni Parlamentin në noter të Ramës, dëgjoni zërin e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
Zhupa në Kuvend: Mos e ktheni Parlamentin në noter të Ramës,
Ina Zhupa,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, sqaroi nga foltorja e Kuvendit arsyet e votës kundër ndryshimit të rendit të ditës, duke akuzuar mazhorancën se po e përdor Parlamentin për të miratuar nisma që, sipas saj, nuk u shërbejnë qytetarëve.

Në fjalën e saj, Zhupa deklaroi se opozita kundërshton një Kuvend që, sipas saj, funksionon si “noter i Ramës” dhe miraton ligje në interes të oligarkëve, duke anashkaluar interesin publik dhe duke shkelur ligjin.

Deputetja demokrate u ndal edhe te protesta e qytetarëve para Kuvendit, duke theksuar se ata kanë 51 ditë që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, Kuvendi duhet të dëgjojë zërin e protestuesve dhe të diskutojë çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Zhupa akuzoi gjithashtu mazhorancën se ka miratuar një sërë ligjesh në favor të investitorëve, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të tregojnë kurajë dhe të votojnë kundër ndryshimit të rendit të ditës.

“Ne jemi kundër që ta ktheni Kuvendin në noter të Ramës. Ne jemi kundër që ky parlament të jetë vetëm për interes të oligarkëve, atyre që kanë betonizuar vendin dhe të shkelen ligjet. Ata qytetarë prej 51 ditësh protestojnë, duan dorëheqjen e Ramës. të dëgjojmë zërin e tyre. Ju keni bërë një seri ligjesh të tjera që dhunoni për investitorët. Ne jemi kundër që ky Kuvend të jetë kuvend kukull, duam të flitet dhe diskutohet për interesin e qytetarëve. Duhet të keni kurajon dhe të votoni kundër!”, tha Zhupa.

 

Lini një Përgjigje