
Një protestuese e pranishme në ditën e 50-të të protestës qytetare para Kryeministrisë ka kërkuar hapjen e dosjeve të hetimeve dhe publikimin e çështjeve që, sipas saj, mbahen të mbyllura.
Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve, ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama me akuza, duke kërkuar që të zbardhen dosjet e zyrtarëve të lartë.
“Kam dy-tre kërkesa për këtë krypis. Në radhë të parë, të marrin të hapin dosjet se i ka futur stivë nën tavolina. Të hapin dosjen e Ballukut, dosjen e vet, dosjen e të gjithëve me radhë. Të gjithëve, pa përjashtim”, u shpreh protestuesja.
Në vijim të fjalës së saj, ajo i bëri thirrje Ramës të largohet, duke përdorur tone të ashpra.
“Edhe një thirrje e kam: ik, mos na bëj të fusim duart në hale me ty, se nuk ia vlen. Je bërë i neveritshëm, je bërë egoist dhe të vjen era gjithkund”, deklaroi ajo.
Protesta qytetare para Kryeministrisë vijon prej 50 ditësh. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Lini një Përgjigje