TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES19 Korrik 2026, 20:46

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët në këmbë kundër oligarkisë politike

Shkruar nga Pamfleti
20 ORE ME PARE

Protestuesja sfidon Ramën: Të hapen dosjet që i ke futur stivë nën tavolina

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Një protestuese e pranishme në ditën e 50-të të protestës qytetare para Kryeministrisë ka kërkuar hapjen e dosjeve të hetimeve dhe publikimin e çështjeve që, sipas saj, mbahen të mbyllura.

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve, ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama me akuza, duke kërkuar që të zbardhen dosjet e zyrtarëve të lartë.

“Kam dy-tre kërkesa për këtë krypis. Në radhë të parë, të marrin të hapin dosjet se i ka futur stivë nën tavolina. Të hapin dosjen e Ballukut, dosjen e vet, dosjen e të gjithëve me radhë. Të gjithëve, pa përjashtim”, u shpreh protestuesja.

Në vijim të fjalës së saj, ajo i bëri thirrje Ramës të largohet, duke përdorur tone të ashpra.

“Edhe një thirrje e kam: ik, mos na bëj të fusim duart në hale me ty, se nuk ia vlen. Je bërë i neveritshëm, je bërë egoist dhe të vjen era gjithkund”, deklaroi ajo.

Protesta qytetare para Kryeministrisë vijon prej 50 ditësh. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

20 ORE ME PARE

50 ditë revoltë, qytetari thirrje Ramës: Jep dorëheqjen dhe lërja pushtetin rinisë!

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj 50-të. Një qytetarë teksa mbante fjalën e tij para Kryeministrisë, i bëri thirrje Edi Ramës që të largohet nga detyra dhe t’ia lërë drejtimin e vendit brezit të ri. Ai theksoi se vendi nuk ka nevojë që të qeveriset nga hajdutë.

“Ai na dëgjon. Kam dy fjalë për kryeministrin e Shqipërisë: Jep dorëheqjen dhe dorëzoja pushtetin rinisë. Pushteti ka nevojë për rini e jo për komunistë hajdutë”, u shpreh qytetari.

Gjatë deklaratës së tij, protestuesi thërriti edhe sloganin: “Rama në burg, Berisha në burg”, një shprehje që është dëgjuar edhe në tubime të mëparshme.

20 ORE ME PARE

Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk do ndalemi deri sa të krijojmë qeverinë tonë të re!

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Gjatë tubimit të 50-të qytetar, i zhvilluar këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, një prej protestuesve mbajti një fjalim me tone të ashpra, duke deklaruar se qëndresa nuk do të ndalet deri në ndryshimin e qeverisë.

Ai u shpreh se protesta do të vazhdojë "deri sa të formohet qeveria jonë e re, për Shqipërinë e re", ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe figurave të tjera politike.

Në fjalën e tij, protestuesi tha se "ne do të bëjmë qeverinë tonë", ndërsa pretendoi se pas ndryshimit të pushtetit do të sekuestrohen pasuritë e disa politikanëve, mes tyre Edi Rama, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe Belinda Balluku.

Në përfundim të fjalës, ai iu drejtua edhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa tha se 'do të jetë kjo qeveri që do të të çudisë'.

"Kjo protestë do të qëndrojë deri sa të formohet qeveria jonë e re, për Shqipërinë e re. I them këtij palloshit (Edi Ramës) që ky është një frikacak, hajdut dhe dredharak. Na thotë se si do ta bëjmë.

I them që ne do të bëjmë qeverinë tonë, do të të sekuestrojmë ty, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Argita Berishën, Ballukun, të gjithë ju hajdutët që keni grabitur vendin, dhe do ta bëjmë Shqipërinë e re me pasuritë tuaja.

Edhe një mesazh Ulsi Manjës, do të jetë ajo qeveri që do të të çudisë. Do të ta tregojmë ty, edhe sheshin, edhe përsheshin", tha qytetari.

20 ORE ME PARE

“Do ta pastroja etnikisht Kosovën”/ Protestuesi thirrje qeverisë shqiptare: Shpallni ‘non-grata’ ministren serbe

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Një nga protestuesit që ka marrë fjalën në tubimin e 50-të që po mbahet para Kryeministrisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunoviç, e cila deklaroi për mediat në Serbi se do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Protestuesi ka kërkuar që ministrja serbë të shpallet persona i pa dëshiruar në Republikën e Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se diplomacia e Tiranës dhe ajo e Prishtinës duhet të bashkëpunojnë më shumë.

“Isha dhe javën e kaluar dhe fola këtu. Unë jam krenar për të gjithë këto flamuj. Unë dua ta nis së pari me një denoncim për një ministre serbe, e cila foli për spastrim etnik. Dua që ta shpallim person ta padëshiruar. Unë dua që diplomacia shqiptare të jenë më shumë aktive në lidhje me ndërkombëtare. Ne duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim.

Isha në Kukës dhe kanë vendosur doganë për të paguar 5 euro. Ajo është tarifë më e lartë se në SHBA. Ne duam që të zhvillohemi dhe të shkojmë në BE. Pa ndihmën e SHBA, ne asnjëherë nuk ia dalim. Unë do marr pjesë në samitin e BE. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha ai.

21 ORE ME PARE

"50 ditë më afër ndryshimit", mesazhet në pankartat e qëndresës qytetare

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Në ditën e 50-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë shpalosur pankarta me mesazhe të forta kundër korrupsionit, qeverisë dhe klasës politike, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Në Sheshin "Skënderbej", protestuesit mbanin pankarta të shkruara në shqip dhe anglisht, përmes të cilave përcollën thirrje për ndryshim dhe ritheksuan vendosmërinë për të mos u tërhequr.

"50 Days. We are still here. We are not leaving" (50 ditë. Ne jemi ende këtu. Nuk po largohemi), "50 ditë, 50 ditë më afër ndryshimit", "Day 50: Albania is not a private resort" (Dita 50: Shqipëria nuk është një resort privat) dhe "Ju erdhi fundi!", ishin disa nga mesazhet që tërhoqën vëmendjen gjatë protestës.

Në disa pankarta u përcollën edhe mesazhe për vijimin e rezistencës kundër korrupsionit dhe kërkesa për ndryshim politik, ndërsa protestuesit deklaruan se mobilizimi i tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave që kanë bërë publike prej javësh.

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

21 ORE ME PARE

“As finalja e Botërorit se ndalon protestën”, aktivisti: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Ramës

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Rezistenca qytetare vijon edhe pas 50 ditësh protestë, ndërsa aktivistët deklarojnë se mobilizimi nuk do të ndalet pavarësisht rrethanave. Një prej aktivistëve u shpreh se fakti që qytetarët vijojnë të dalin në shesh edhe në ditën e finales së Botërorit tregon vendosmërinë e tyre për të vazhduar kauzën.

Sipas tij, protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë në rrugë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi se ndaj protestës janë përdorur mënyra të ndryshme për ta ndalur, por sipas tij mobilizimi qytetar do të vijojë.

Aktivisti theksoi se sipas protestuesve, fundi i kësaj rezistence lidhet me dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe plotësimin e kërkesave të tyre, përfshirë ndryshime ligjore dhe ndalimin e projekteve që prekin zonat e mbrojtura.

“Jemi pas 50 ditësh sërish në protestë. Kush do ta mendonte se pas 50 ditësh do të ishim këtu edhe në ditën e finales së botërorit? Kemi qenë këtu nga dita 1 për t’i dëshmuar njëri-tjetrit dhe qeverisë se e kemi seriozisht. Jemi me të njëjtën konsistencë e vendosmëri që të tregojmë se nuk largohemi pa u larguar ai që është strukur në Kryeministri.

Protestën kanë munduar ta ndalojnë me qindra mënyra, e ç’është më e rëndësishme nuk do të arrijnë ta ndalojnë. Kjo protestë pavarësisht vullnetit të kujtdo, nuk ndalon më, është një nga ato vullkanet që nuk ndalojnë.

Protestën e ndalon vetëm dorëheqja e Ramës dhe plotësimi I të gjithë pikave, kur të ndryshohet ligji dhe të largohen fadromat nga zonat e mbrojtura nga Zvërneci në Rrjoll”, tha ai.

21 ORE ME PARE

50 ditë rezistencë, aktivisti: Nesër protestë para Kuvendit

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Protestat qytetare kundër qeverisë vijon prej 50 ditësh edhe në ditët në vijim, ndërsa aktivistët kanë paralajmëruar një tubim të madh më 23 korrik përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Një prej aktivistëve deklaroi se qytetarët kanë protestuar prej 50 ditësh me radhë për t’i përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se një protestë simbolike do të zhvillohet edhe ditën e nesërme para godinës së Kuvendit, ndërsa më 23 korrik pritet një mobilizim më i gjerë.

“Protestojmë prej 50 ditësh që t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Më 23 do të jetë seanca dhe aty do të mbajmë protestë të madhe. Nesër do të bëhet diçka simbolike para Kuvendit. Më 23 në mëngjes do të jetë protesta e madhe para Parlamentit”, deklaroi aktivisti.

Protestuesit kanë vijuar prej shtatë javësh tubimet në Tiranë, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke deklaruar se do të vazhdojnë rezistencën qytetare edhe në ditët në vijim.

21 ORE ME PARE

50 ditë protestë/ Shqiptarët sërish në shesh, kërkojnë largimin e kastës së vjetër politike

Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Protestuesit u mblodhën në Sheshin "Skënderbej" dhe marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre dhe largimin e klasës politike.

Nis protesta e 50-të qytetare kundër qeverisë Rama dhe opozitës. Me flamuj në duar, pankarta dhe thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre, si edhe për largimin e të gjithë kastës politike, protestuesit janë grumbulluar në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë.

Pas fjalimeve të mbajtura nga disa prej pjesëmarrësve, qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë protestën.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi i tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Konkretisht, protesta e radhës është paralajmëruar për 23 korrik, kur qytetarët do të zhvendosen përpara godinës së Kuvendit, paradite, në kohën kur do të zhvillohet seanca e radhës plenare.

Një nga aktivistët, në fjalën e tij gjatë grumbullimit në sheshin “Skënderbej” ka deklaruar se qëllimi i mbajtjes së protestës paradite, është që t’u përcjellin deputetëve mesazhin se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual.

Sipas tij, protesta e 23 korrikut do të jetë një tjetër formë e reagimit qytetar pas javësh të tëra rezistence në rrugët e Tiranës.

“Në datë 23 korrik është protesta paradite. T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante. Studentët distancohen kategorikisht nga Kuvendi që ka dalë nga protesta, nuk e di si mund ta quajnë veten përfaqësues, kur shumica e protestuesve nuk i mbështet”, tha qytetari.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje me kërkesa më të gjera, ku protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë u dëgjuan thirrjet: "Rama ik!", "Berisha ik!", "Ikni të gjithë!", "Poshtë kasta politike!", "Duam Shqipërinë si gjithë Europa!", "Qeveria dhe politika janë kthyer në harem!", "Jep dorëheqjen!", "Ju erdhi fundi!".

Aktivistët prej 49-të ditësh rresht, theksojnë se protestat do të vijojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë marshimit në bulevardin para Kryeministrisë pati brohoritje të vazhdueshme, këngë patriotike dhe pankarta ironizuese drejtuar qeverisë dhe gjithë klasës politike.

Lini një Përgjigje