TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES15 Korrik 2026, 21:32

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët kërkojnë fundin e tranzicionit 36-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
1 ORE ME PARE

Flamuj, pankarta dhe thirrje kundër kastës politike, nis marshimi qytetar

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Nis marshimi i protestës së 46-të të revoltës qytetare në rrugët kryesore të Tiranës. Pas fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë në duar, pankarta ironizuese dhe thirrje të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si edhe gjithë klasës politike, qindra qytetarë të moshave të ndryshme, të rinj, të moshuar dhe fëmijë, u bënë pjesë e marshimit.

Protestuesit përsëritën thirrjet që kanë shoqëruar lëvizjen qytetare prej 46 ditësh, mes tyre "Rama ik!", "Berisha ik!", "Ikni të gjithë!", "Poshtë kasta politike!", "Duam Shqipërinë si gjithë Europa!" dhe "Qeveria dhe politika janë kthyer në harem!".

Marshimi u shoqërua edhe me pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe kastës politike, ndërsa protestuesit ritheksuan kërkesat e tyre për dorëheqjen e qeverisë, ndryshimin e sistemit politik dhe rikthimin e demokracisë përfaqësuese.

Pas përshkimit të itinerarit në rrugët kryesore të kryeqytetit, protestuesit do të rikthyen sërish para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbyllin protestën e ditës së 46-të, duke paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

1 ORE ME PARE

Shqiptarja nga Gjermania apel protestuesve: Mos u përçani, ky është moment historik!

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Në protestën e 46-të, e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, shqiptarja nga Frankfurti, Afërdita Bërdufi, iu bashkua qytetarëve dhe iu bën thirrje të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë që bindjet politike t'i përçajnë.

Në fjalën e saj, Bërdufi tha se largimi nga Shqipëria ishte i detyruar për shkak të mungesës së mundësive për një jetë dinjitoze dhe demokratike.

"Pas përfundimit të gjimnazit në Elbasan, jam detyruar të largohem nga Shqipëria, sepse këtu nuk të ofrohet mundësia të krijosh një jetë dinjitoze, një jetë në një vend demokratik", u shpreh ajo.

Ajo deklaroi se ka ardhur në Tiranë së bashku me një grup shqiptarësh nga Frankfurti për të mbështetur protestën dhe u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë unitetin.

"Për këtë arsye, jo vetëm i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi politike për të gjitha këto që kanë ndodhur vitet e fundit, por gjithashtu dua t’ju transmetoj mbështetjen time shumë të madhe, sepse unë njëkohësisht jam organizatore e protestave sensibilizuese që organizohen në Frankfurt.

Ne e mbështesim kauzën tuaj, sepse kauza juaj është shumë e drejtë. Kemi ardhur nga Frankfurti si grup për t’ju mbështetur dhe për të arritur së bashku të krijojmë një shtet të së drejtës, një shtet demokratik, jo vetëm në letra, por realisht demokratik. Kam vetëm një lutje për të gjithë ju. Ju lutem, këtë kauzë mund ta fitoni, sepse më të fortë se populli nuk ka. Por duhet të bëheni të gjithë bashkë", u shpreh qytetarja.

Sipas saj, prioritet është ndryshimi i qeverisjes, ndërsa më pas vendi duhet të garantojë një sistem me konkurrencë të lirë politike.

"Duhet ta mendoni të gjithë se hapi i parë është heqja e këtij regjimi diktatorial. Hapi i dytë është hapja e garave të lira, me drejtësi dhe transparencë, për të gjithë ata që duan të bëjnë një karrierë politike.

Nuk ka asnjë problem, bindjet politike janë të ndryshme. Por ju lutem, dhe ky është mesazhi që dua t’ju jap, bëhuni bashkë dhe mos e lini veten të përçaheni nga bindjet politike.

Tani detyra numër një është heqja e këtij regjimi diktatorial. Regjimet diktatoriale janë shumë të vështira për t’u hequr, ndaj bëhuni bashkë. Më pas mendoni se si të konkurroni politikisht. Kjo është shumë e rëndësishme. Ndryshe do të përçaheni shumë shpejt. Ky është një moment historik shumë i rëndësishëm", përfundoi ajo.

Gjatë protestës u lexua edhe një deklaratë mbështetëse e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), e cila, sipas organizatorëve, shpreh solidaritet me protestuesit.

Përpara leximit të deklaratës, një prej protestuesve iu drejtua kryeministrit me fjalët: “Rama bëj gati pizhamet, të pret burgu”.

Më pas u lexua mesazhi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane: “Për më shumë se 3 dekada Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka qëndruar e palëkundur në misionin e saj për të promovuar demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të avancuar interesat shqiptare. LQSHA qëndron në krah të qytetarëve që mbrojnë interesat shqiptare dhe kundër atyre që i dëmtojnë këto interesa. Kemi mbrojtur sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e qytetarëve përmes mjeteve paqësore e demokratike. LQSHA po ndjek demonstratat patriotike e paqësore ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama duke kërkuar transparencë, liri e të drejta demokratike”.

2 ORE ME PARE

Nga Saranda në Shkodër, protestuesi kërkon "sitë" për çdo pronë në bregdet

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Në protestën e 46-të të revoltës qytetare, e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, anëtari i Grupit Koordinues, Përparim Gjeka, prezantoi një sërë kërkesash të reja që lidhen me administrimin dhe verifikimin e pronave në bregdetin shqiptar.

Gjeka u shpreh se, edhe nëse shfuqizohet ligji 21 i vitit 2024, problemet me pronat në vijën bregdetare do të mbeten dhe, sipas tij, nevojitet një proces i pavarur për të verifikuar ligjshmërinë e tyre.

“Vëllezër e motra shqiptarë, ne kemi luftuar çdo ditë për të mbrojtur bregdetin shqiptar. Ligji 21 i 2024, do të shfuqizohet. Por problemet e trashëguara do të mbeten. Një pjesë e pronave të bregdetit është tjetërsuar. Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah abuzime me pronat publike me vlera të jashtëzakonshme. Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje si u tjetërsuan këto pasuri. Ne kërkojmë një proces të pavarur, që çdo pasuri të provojë ligjshmërinë e saj”, tha protestuesi.

Ai kërkoi që të gjitha pronat përgjatë vijës bregdetare, nga Saranda deri në Shkodër, t'i nënshtrohen një procesi verifikimi dhe, në rast se provohet se janë përvetësuar në kundërshtim me ligjin, t'i rikthehen interesit publik.

“Duhet një proces kombëtar verifikimi i të gjitha pronave në vijën bregdetare që nga Saranda e deri në Shkodër. Të kalojë në sitë çdo vilë, çdo resort dhe çdo parcelë toke. Të kalojë në sitë çdo vilë, çdo resort dhe çdo parcelë toke. Çdo pronë që vërtetohet nga drejtësia që është marrë në kundërshtim me ligjin, duhet t’i kthehet interesit publik dhe pasurisë kombëtare”, u shpreh Përparim Gjeka.

Në vijim, qytetari propozoi krijimin e një fondi kombëtar për administrimin e pasurive bregdetare, i cili, sipas tij, duhet të garantojë transparencë dhe shpërndarje të përfitimeve në interes të qytetarëve.

“Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri zhvillimi, si fond kombëtar të menaxhimit të pasurive bregdetare. Një institucion transparent që të administrojë në emër të kombit pasuritë strategjike të bregdetit dhe fitimet të ndahen për të gjithë shqiptarët. Zhvillimi i bregdetit nuk mund të bëhet pa plan, por duhet një plan urbanistik kombëtar. Zonat më të bukura e të rralla duhet të ruhen si pasuri kombëtare. Gjiret, parqet natyrore, lagunat dhe peizashet unike, nuk mund të sakrifikohen për interesa afatshkurtra. Duhet të investojë diaspora shqiptare vetë. Diaspora duhet të ketë mundësi të jetë pjesë e zhvillimit të atdheut. Vetëm mbi bazën e një zhvillimi të planifikuar, të mirëpresim edhe investime të huaja serioze”, tha Gjeka.

2 ORE ME PARE

“Jam çdo ditë në shesh”/ Arben Kola u përgjigjet zërave për largimin nga protesta: Shqipëria e re është manifesti ynë

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët
Arben Kola

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike ka vijuar edhe në ditën e saj të 46-të, ndërsa nga podiumi para Kryeministrisë aktivisti Arben Kola ka sqaruar kuptimin e sloganit “Shqipëria e re”, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe zërave që, sipas tij, kanë përhapur lajme se është larguar nga protesta.

Kola u shpreh se slogani nuk është i rastësishëm, por lidhet me veprën e rilindësve “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?”, duke u bërë thirrje qytetarëve ta lexojnë dhe ta kuptojnë.

Shpesh herë na pyesin çfarë është parrulla ‘Shqipëria e re’. Shqipëria e re janë mosha e tretë, ne dhe fëmijët që përbëjmë këtë mozaik. Shqipëria e re është themeluar nga Rilindasit. Ju ftoj të blini librin ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?’. Ky manifest u hartua në Bukuresht. Lexojeni, kuptojeni dhe zbatojeni. Pjesa më e madhe kanë lexuar librat e George Orwell, por në kohën e Covid-it u dorëzuan. Disa këtu në shesh nuk u dorëzuan, kundërshtuan diktaturën komediane. Manifesti për Shqipërinë e re është ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?’”, deklaroi ai.

Më tej, aktivisti mohoi zërat se është tërhequr nga protesta, duke theksuar se ka qenë i pranishëm çdo ditë në shesh dhe se qëllimi i tij mbetet një Shqipëri e lirë dhe demokratike.

Jam këtu çdo ditë në shesh, s’kam nevojë për protagonizëm. Ëndrra ime është një Shqipëri e lirë dhe demokratike, synimi është zgjimi i kombit shqiptar. Prania juaj këtu është rezultat i keqqeverisjes. Gjithçka nisi me betejat për lumenjtë, detet dhe kundër korrupsionit. Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë në Rrjoll, ku u tërhoqën zvarrë banorët. Mos u dorëzoni dhe mos u ndikoni nga propaganda. Jemi bashkë për rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh Kola.

 

2 ORE ME PARE

“Algoritmi janë njerëzit në shesh”/ Protestuesit sulmojnë Ramën dhe Berishën: Kryeministria është e popullit, jo pronë private

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët
Vijon protesta

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike ka vijuar edhe në ditën e saj të 46-të, ndërsa nga podiumi para Kryeministrisë nuk kanë munguar akuzat dhe mesazhet e forta në adresë të qeverisë dhe opozitës.

Një prej protestuesve ironizoi përpjekjet e mazhorancës për të kontrolluar debatin publik, duke iu drejtuar edhe deputetit socialist Erion Braçe.

Erion Braçe, ty të mbron Edi Rama dhe patronazhistët. Pse nuk ke dhënë llogari për atë zyrën ilegale të patronazhistëve te Njësia 5? Algoritmin mund ta ulni sa të doni, por algoritmi janë njerëzit këtu në shesh,” deklaroi ai.

Më tej, protestuesi paralajmëroi se, sipas tij, largimi i kryeministrit do të shënojë fundin edhe për strukturat që ai i cilësoi si patronazhiste.

Ditën që do rrëzojmë Ramën duhet të gjeni punë të re, se Rama nuk do ketë më lekë t’ju japë sufllaqe! Edi Rama, ose rrëzohu ose dorëzohu!” u shpreh qytetari.

Një tjetër protestues drejtoi akuza të forta jo vetëm ndaj kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i konsideruar të dy përgjegjës për gjendjen në vend.

Rama nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është lugat! Po krah atij është kuçedra e kombit, Sali Berisha! Nuk janë në shërbim të popullit. Kanë bërë krime e vjedhje!” deklaroi ai.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi theksoi se institucionet shtetërore u përkasin qytetarëve dhe jo politikanëve.

Kryeministria nuk është pronë private, është e popullit! Kryeministria, parlamenti apo ministritë nuk janë pronat e askujt, por të popullit! Do t’i dënojë populli këta! I madh e i vogël kërkojnë dorëheqje! Kanë ofenduar një popull të tërë dhe i kanë ngrënë gjakun!” tha protestuesi.

2 ORE ME PARE

Aktivistja 'godet' Ramën: Me arrogancë refuzon të dëgjojë qytetarët, Shqipëria s'duhet të qeveriset nga bandat

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Në protestën e 46-të të revoltës qytetare, e zhvilluar sot para godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj riktheu në vëmendje ngjarjen që u bë shkëndija e nisjes së kësaj lëvizjeje qytetare.

Në fjalimin e saj, aktivistja kërkoi sërish dorëheqjen e Ramës, kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe akuzoi qeverinë për privatizimin e pasurive publike.

Vatnikaj u ndal te ngjarja e ndodhur 46 ditë më parë, kur një protestues kundër një ndërtimi në zonat e mbrojtura u shoqërua me forcë nga policia, duke e cilësuar atë moment si pikënisjen e revoltës qytetare.

“Për 46 ditë kemi protestuar për tërheqjen zvarrë të një protestuesi që në fakt nuk është tërhequr zvarrë vetëm ai. Para 46 ditësh kur një protestues që protestonte kundër një ndërtimi në zonat e mbrojtura u tërhoq zvarrë para policisë, jemi tërhequr zvarrë të gjithë. Ëndrra jonë është për një Shqipëri që nuk qeveriset nga bandat apo krimi!”, u shpreh aktivistja.

Më tej, ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se po injoron kërkesat e qytetarëve, ndërsa përsëriti thirrjen për dorëheqjen e tij dhe propozoi kufizimin e mandateve të kryeministrit.

“Për 46 ditë i kemi kënduar kryeministrit një refren që ai me arrogancë refuzon ta dëgjojë. Kemi kërkuar dhe kërkojmë menjëherë dorëheqjen! Dorëheqje! Dorëheqje! Kërkojmë që në Shqipërinë e re kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës së tij politike!”, deklaroi Vatnikaj.

Në përfundim të fjalës së saj, aktivistja kritikoi mënyrën se si janë administruar pasuritë publike në vend, duke akuzuar qeverinë për favorizimin e një sistemi oligarkik.

“Për 46 ditë kemi denoncuar çdo ditë një sistem oligarkik që ka privatizuar gjithçka, që nga pushteti në kryeministri deri te lumi, tek mali, deti, te hapësira publike që janë tonat!”, tha ajo.

Aktivistja theksoi se revolta qytetare do të vazhdo edhe në ditët në vijim, ndërsa protestuesit këmbëngulin se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre për ndryshim politik.

2 ORE ME PARE

"Bukë s'ka, spektakël ka plot", protestuesit ironizojnë Ramën me pankarta në ditën e 46-të

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Protestuesit marshuan sërish drejt Kryeministrisë me pankarta ironizuese dhe thirrje kundër Edi Ramës, Sali Berishës dhe gjithë klasës politike.

Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët mbajtën në duar pankarta me mesazhe të forta dhe ironizuese, të cilat u kthyen në një nga elementët më të spikatur të tubimit.

Një prej pankartave më të komentuara paraqiste fotot e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha me mesazhin: "Rama n'burg, Berisha n'burg, Nesër edhe më shumë".

Një tjetër pankartë mbante sloganin: "46 ditë. Nuk është më një protestë. Është qëndresë", ndërsa në një tjetër lexohej: "46 ditë. Populli nuk dorëzohet. Nesër edhe më shumë!".

Mesazhe të tjera të shfaqura nga protestuesit ishin edhe: "Kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë", si dhe një pankartë me mbishkrimin "NO – Populli nuk dorëzohet!", ku renditeshin një sërë kundërshtimesh ndaj korrupsionit, arrogancës, papërgjegjshmërisë, propagandës, varfërisë, drejtësisë selektive e "shtetit parti" dhe "shtetit të kapur".

Nuk munguan as pankartat satirike. Njëra prej tyre ironizonte kryeministrin Edi Rama duke e paraqitur si një gjel, me mbishkrimin në anglisht: "New Rooster Species Found in Albania...", ndërsa në tabelën anësore shkruhej: "Bukë nuk ka, spektakël ka plot".

Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit përsëritën edhe thirrjet që kanë shoqëruar lëvizjen qytetare që prej fillimit të saj, si "Rama ik!", "Berisha ik!", "Ikni të gjithë!", "Poshtë kasta politike!", "Duam Shqipërinë si gjithë Europa!" dhe "Qeveria dhe politika janë kthyer në harem!".

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

2 ORE ME PARE

Luçiana Kokaj nga protesta: Marta Kos detyroi qeverinë të pranojë kërkesat tona

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Aktivistja Luçiana Kokaj ka marrë fjalën në protestën e 46-të të revoltës qytetare, e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë. Ajo deklaroi se lëvizja qytetare ka arritur rezultate konkrete dhe se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë.

Në fjalën e saj, Kokaj u shpreh se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivave të tyre.

"Sot është dita e 46-të, janë bërë aq shumë sa kemi harruar dhe numrin, do jetë aq sa do jetë e nevojshme në fitoren e tonë. Deri në dorëheqjen e kësaj qeverie që ka marrë peng Shqipërinë ne nuk do heshtim. Rama në burg Berisha në burg", tha aktivistja.

Kokaj u shpreh gjithashtu se protesta ka mbështetjen e shqiptarëve kudo që ndodhen dhe falenderoi këngëtaren Dua Lipa për qëndrimin e saj, duke e ftuar t'i bashkohet protestës.

"Që ne nuk jemi vetëm e kemi parë çdo ditë. Bijtë e Shqipërisë në çdo cep të botës janë me. Dua të falënderoj një nga bijat tona që është shprehur haptaz pro revolucionit të flamingove, faleminderit Dua Lipa dhe të presim në shesh që të bëhesh pjesë e protestës", deklaroi qytetarja.

Gjatë fjalës së saj, Kokaj pretendoi se protesta ka sjellë rezultate edhe në raport me institucionet evropiane.

"Protesta ka arritur shumë qëllime, Marta Kos u detyrua të vejë detyrim qeverisë pranimin e disa prej kërkesave tona, fitore e madhe për ne. Mos u trembni kur ju thonë jeni pak. Ja jemi dalë dhe çdo ditë do ja dalim më shumë. Anulimi i ligjit do jetë fitorja e parë por lufta mbaron kur këto të shporren", përfundoi ajo.

 

3 ORE ME PARE

“Të rinjtë na hoqën frikën”/ Protestuesi në ditën e 46-të të revoltës: Rama na quan korba e sorra, por ne nuk tërhiqemi

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët
Nis protesta

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike ka hyrë sot në ditën e saj të 46-të. Edhe këtë mbrëmje, qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku vijojnë fjalimet dhe mesazhet kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, me protestuesit që kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshime të thella politike.

Nga podiumi para Kryeministrisë, një prej protestuesve vlerësoi rolin e të rinjve në vazhdimësinë e protestës, duke thënë se pikërisht ata u kanë dhënë qytetarëve kurajën për të mos u tërhequr.

Të rinjtë na kanë hequr frikën shqiptarëve për të qëndruar këtu në protestë për 46 ditë”, u shpreh ai.

Më tej, protestuesi hodhi akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për gjuhën që, sipas tij, përdor ndaj qytetarëve që protestojnë.

Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama. Ai del me deputetët e tij dhe i quan protestuesit korba, sorra e të tjerë. Ai dhe qeveria e tij janë një çetë hajdutësh dhe të ngordhur,” deklaroi protestuesi.

3 ORE ME PARE

Revolucioni vazhdon, shqiptarët 46 ditë në shesh kundër kastës politike

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Me pankarta, marshime dhe thirrje kundër qeverisë dhe kastës politike, protestuesit ritheksuan në ditën e 46-të se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 46 të protestës. Me qindra qytetarë kanë zbritur sërish në shesh duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si edhe të gjithë kastës politike.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Pas fjalimeve që do të mbahen nga aktivistët, më pas do të vijojë marshimi në disa nga akset kryesore në Tiranë.

Gjatë protestës, qytetarët përsërisin thirrjet që kanë shoqëruar tubimet prej javësh, si "Rama ik!", "Berisha ik!", "Ikni të gjithë!", "Poshtë kasta politike!", "Duam Shqipërinë si gjithë Europa!", "Qeveria dhe politika janë kthyer në harem!", "Jep dorëheqjen", Ju erdhi fundi", etj.

Me flamuj në duar dhe pankarta me mesazhe ironizuese ndaj qeverisë dhe klasës politike, protestuesit kërkojnë ndryshim të sistemit politik dhe rikthimin e demokracisë përfaqësuese.

Sipas protestuesve, pakënaqësia e tyre lidhet me mënyrën e qeverisjes, korrupsionin, situatën ekonomike dhe standardin e jetesës në vend. Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Gjatë marshimit te Kryeministria, pati brohoritje, këngë patriotike, pankarta ironizuese dhe thirrje të vazhdueshme drejtuar qeverisë dhe gjithë klasës politike.

 

3 ORE ME PARE

Sot protesta e 46-të, qytetarët grumbullohen në sheshin "Skënderbej"

Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët

Nis protesta e 46-të e revoltës qytetare, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si edhe të gjithë klasës politike.

Ashtu si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin "Skënderbej", për të nisur më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, ata do të vijojnë marshimin në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër klasës politike.

Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit brohorasin: "Rama ik!", "Berisha ik!", "Ikni të gjithë!", "Poshtë kasta politike!" dhe "Duam Shqipërinë si gjithë Europa!", duke kërkuar largimin e klasës politike dhe rikthimin e demokracisë përfaqësuese.

Një prej aktivistëve të revoltës qytetare, Ilir Xhemalaj, deklaroi se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në arritjen e objektivit të tyre.

"Do të protestojmë çdo ditë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama. Ne nuk do të lëvizim. Protesta do të vijojë çdo ditë më e fortë. Njerëzit janë përgjigjur masivisht", u shpreh Xhemalaj.

Sipas tij, reagimi i deritanishëm i qeverisë tregon se pushteti është vënë nën presion nga protesta, ndërsa ndryshimet e ndërmarra nuk përbëjnë zgjidhje për kërkesat e qytetarëve.

"Mbreti ka dalë lakuriq. Qeveria kërkon të bëjë ca rregullime, por është makijazh. Nuk kënaqemi me makijazh. Ne kërkojmë që qeveria të japë dorëheqjen dhe Rama të largohet", deklaroi ai.

Në përfundim, Xhemalaj theksoi se protesta përfaqëson zërin e qytetarëve dhe se presioni i tyre ka detyruar qeverinë të tërhiqet në disa raste.

"Rama nuk është përfaqësuesi i këtij populli. Ajo protestë përfaqëson këtë popull dhe protesta e ka detyruar Ramën të bëjë hapa mbrapa", tha aktivisti.

protesta

Lini një Përgjigje