TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 21:33

“DEA ka pasur një të infiltruar te grupi Aruba”/ Arben Llangozi: Shumë shpejt do t’i bjerë maska kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

“DEA ka pasur një të infiltruar te grupi Aruba”/ Arben

Avokati Arben Llangozi ka vijuar akuzat e tij lidhur me dosjen e njohur si “Aruba”, duke pretenduar se partnerët ndërkombëtarë do të kenë një rol të rëndësishëm në zbardhjen e saj.

I ftuar në podkastin “Të Pashoq”, Llangozi deklaroi se, sipas informacionit që ai disponon, në grupin “Aruba” ka pasur një person të infiltruar nga DEA amerikane.

Po patjetër, sepse të mos harrojmë, nga dijenia që unë kam, DEA amerikane ka pasur një të infiltruar te grupi Aruba. Dhe jo pa qëllim një kongresmen i Shteteve të Bashkuara kërkoi që të bëhet një rezolutë për qeverinë shqiptare që ka pjesëmarrje te trafiku i drogës apo jo? Janë të lidhura këto,” u shpreh Llangozi.

Avokati shtoi se, sipas tij, zhvillimet e ardhshme do të nxjerrin në pah lidhjet që ai pretendon se ekzistojnë mes qeverisë dhe krimit të organizuar.

Për këtë arsye unë e shoh që shumë shpejt do të kemi një kaos në Shqipëri. Do t’i çirret maska kryeministrit që është i lidhur me krimin. Është i lidhur me krimin e organizuar dhe këtë e ka vërtetuar jo vetëm në këtë rast, por në çdo rast. Unë e kam thënë, në përgjimet e Sky-t, në çdo dosje del kryeministri. Del kryeministri, të gjitha grupet kriminale të lidhura me kryeministrin,” deklaroi ai.

Në vijim të intervistës, Llangozi ngriti pyetje për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen grupet kriminale në raport me qytetarët.

Çfarë është kjo? Pse duhet t’i favorizojë? Pse duhet të favorizojë krimin dhe jo një qytetar të ndershëm, ta motivojë, apo një student apo një mjek?”, tha Llangozi.

 

llangozi dea

Lini një Përgjigje