TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 21:34

Kumbulla nuk nxiton për të ardhmen: Fillimisht do të flas me Gasperinin, më pas do të vendosim

Shkruar nga Pamfleti
Kumbulla nuk nxiton për të ardhmen: Fillimisht do të flas me
Marash Kumbulla

E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet ende e hapur. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është rikthyer te Roma pas huazimit te Majorka dhe do t'i bashkohet skuadrës për fazën përgatitore, ndërsa vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e tij pritet të merret vetëm pas bisedimeve me trajnerin e ri, Xhan Piero Gasperini.

Prej ditësh emri i 25-vjeçarit është lidhur me një transferim të mundshëm te Torino, klub që vazhdon ta ndjekë nga afër. Megjithatë, prioriteti i Kumbullës është të kuptojë nëse do të ketë hapësirë në projektin e ri të Romës, përpara se të marrë një vendim për vazhdimësinë e karrierës.

Në një intervistë për "Corriere dello Sport", mbrojtësi shqiptar pranoi se aktualisht është i fokusuar vetëm te Roma dhe se dëshiron të bisedojë fillimisht me Gasperinin.

"Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë. Tani jam te Roma dhe do të shoh nëse do të kem mundësinë të luaj kartat e mia. Nëse jo, atëherë bashkë me klubin do të kërkojmë një zgjidhje që të jetë e mirë për të dyja palët. Mendoj se kam karakteristika që përshtaten me mënyrën e lojës së Gasperinit. Sigurisht që më pëlqen ideja për të punuar me të, sepse është një nga trajnerët më të mirë në Itali dhe Europë. Por fillimisht duhet të flasim dhe të kuptojmë planet e klubit."

Kumbulla theksoi se nuk do ta kishte problem të vazhdonte te Roma, ndërsa në rast largimi synon një klub ku të ndërtojë një projekt afatgjatë. Ai vlerësoi gjithashtu eksperiencën e fituar në Spanjë me Espanjolin dhe Majorkën, duke e cilësuar një periudhë të rëndësishme për zhvillimin e tij si futbollist dhe si njeri.

Ndërkohë, Torino mbetet një nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij, por nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi kuqezi të vijojë karrierën te Roma ose të rikthehet sërish në La Liga. Për momentin, vendimi për të ardhmen do të shtyhet deri pas fazës përgatitore dhe takimit me trajnerin Gasperini.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares roma

Lini një Përgjigje