TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 21:13

Nga hero në zhgënjim, Olize në qendër të kritikave pas eliminimit të Francës: E vumë në një tryezë me Zidan e Platini, nuk është as në kuzhinën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Nga hero në zhgënjim, Olize në qendër të kritikave pas
Majkëll Olize

Majkëll Olize po kalon një moment të vështirë pas paraqitjes zhgënjyese në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku Franca u eliminua nga Spanja. Pas një turneu ku kishte spikatur me pesë asiste dhe ishte konsideruar si lideri krijues i “Gjelave”, mesfushori i Bajernit të Mynihut nuk arriti të linte gjurmë në ndeshjen më të rëndësishme.

Ashtu si në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Bajernit dhe PSG-së, edhe ndaj Spanjës, Olize hasi vështirësi të mëdha. Ai u neutralizua nga mesfusha spanjolle, me Rodrin dhe Fabian Ruiz që i kufizuan plotësisht hapësirat, ndërsa edhe pjesa tjetër e skuadrës franceze pati vështirësi në ndërtimin e lojës.

Pas ndeshjes, mediat franceze nuk kursyen kritikat. Gazetari i njohur Daniel Riolo, në emisionin “After RMC”, pranoi se kishte ekzagjeruar me vlerësimet për Olize gjatë turneut.

E vendosëm Olize në një tryezë me Platinin dhe Zidan, por ai nuk është as në kuzhinën e tyre. Për herë të parë në 20 vite në këtë program, pendohem për disa nga komentet që kam bërë”, u shpreh Riolo.

Edhe e përditshmja prestigjioze “L’Equipe” ishte po aq kritike, duke e vlerësuar futbollistin e Bajernit me notën 3.

Mesfushori bavarez u zhduk plotësisht nga loja dhe u neutralizua nga organizimi defensiv dhe presingu i kombëtares spanjolle”, shkruante gazeta franceze.

Statistikat e Olize konfirmojnë një mbrëmje për t’u harruar: asnjë goditje në portë, asnjë driblim i suksesshëm, 20 topa të humbur, vetëm 50% duele të fituara dhe 76% saktësi në pasime. Paraqitja e dobët bëri që trajneri Didie Deshamp ta zëvendësonte në minutën e 72-të me Rajan Çerki.

majkëll olize mesfushori francez

Lini një Përgjigje