Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Bushat, në Bashkinë Vau i Dejës, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë.
Sipas informacioneve paraprake, uniformat blu janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë shkuar menjëherë në zonë për të verifikuar rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të plagosur apo viktima, ndërsa shkaqet e të shtënave mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para procedurale për zbardhjen e plotë të incidentit. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar pasi të përfundojnë verifikimet e para.
Lini një Përgjigje