Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se paratë, pasi mbërrinin nga banka nën shoqërimin e kompanisë së sigurisë, merreshin nga shefja e Financës dhe transportoheshin në zyrën e saj ose në zyrën e drejtoreshës...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku Prokuroria ka zbardhur skemën e dyshuar të përvetësimit të parave përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe mandatpagesave të administruara gjatë hetimit.
Sipas dosjes, ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e Financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtarja Paola Dana dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 kanë përvetësuar 69 milionë lekë që duhej të transferoheshin në degët e Shijakut dhe Krujës. Hetuesit kanë dokumentuar me pamje filmike lëvizjet e përsëritura të thasëve dhe pakove me para nga arka drejt zyrave të drejtuesve, ndërsa në disa raste mandatpagesat dyshohet se janë shoqëruar edhe me firma të falsifikuara të punonjësve të degëve përkatëse.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se paratë, pasi mbërrinin nga banka nën shoqërimin e kompanisë së sigurisë, merreshin nga shefja e Financës dhe transportoheshin në zyrën e saj ose në zyrën e drejtoreshës, në kundërshtim me procedurat e brendshme të Postës Shqiptare.
Sipas dosjes, Prokuroria ka dokumentuar nëntë episode të tilla gjatë muajve prill dhe maj, të cilat konsiderohen prova kyçe në hetim.
Ndërkohë, gjatë seancës për masën e sigurisë, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj nuk ka dhënë shpjegime për fatin e shumës së munguar. E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar 69 milionë lekët, ajo është përgjigjur shkurt: "Nuk e di."
Detaje nga dosja
Më datë 02.04.2026 ora 15:15:29, në filialin e Postës Shqiptare Durrës vijnë vlerat monetare të shoqëruara nga një punonjës i postës dhe nga punonjësi i SHPSF “Nazeri”;
Ora 15:29:12, shefja e financës Valbona Duni, në ambientet e arkës, e pranishme Paola Dana dhe ndihmës arkëtarja, i bën me shenjë me dorë punonjësit të postës të marri thesin me vlera monetare;
Ora 15:29:22 shefja e financës Valbona Duni bashkë me një punonjës poste marrin në arkë, e pranishme Paola Dana, një thes me vlera monetare i porsaardhur me eskortë shoqërimi nga banka;
Ora 15:29:50 shefja e financës Valbona Duni i merr thesin me vlera monetare punonjësit të postës dhe hyn në zyrën e saj;
Ora 15:30:05 Valbona Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e Drejtores Elisabeta Mataj;
Ora 15:30:09 Valbona Duni hyn në zyrën e Drejtores Elisabeta Mataj
Ora 15:30:22 Valbona Duni del nga zyra e Drejtoreshës Elisabeta Mataj
Ora 15:31:16, Valbona Duni niset të largohet puna;
Ora 15:31:31 Elisabeta Mataj e thërret Valbona Dunin dhe së bashku shkojnë në zyrën e Elisabeta Mataj
Ora 15:33:04 nga zyra e Drejtores del e para Valbona Duni
Ora 15:33:27 Valbona Duni largohet nga puna;
Ora 15:39:08 Drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës Elisabeta Mataj largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen, thuhet në dosje.
Datës 2.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2330, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
2. Më datë 14.04.2026 në orën 13:05:52 shefja e financës Valbona Duni merr një thes me vlera monetare nga zyra e Arkës e pranishme Paola Dana.
13:06:04 shefja e finances Valbona Duni me thesin me vlera monetare futet në zyrën e saj
Dates 14.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2706, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).
3. Më datë 15.04.2026 në orën 14:13 shefja e finances Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka e pranishme Paola Dana. Ora 14:14 Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.
Dates 15.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2748, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).
4. Më datë 20.04.2026 në orën 13:39 nd/arkëtarja në prani të arkëtares Paola Dana, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasheta me prerje kartmonedhe 5.000 të reja në qese plastike, shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj. Ora 13:39:26 Valbona Duni me qesen me vlera monetare shkon në zyrën e saj
Datës 20.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2866, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
5. Më datë 24.04.2026 në orë 14:15 vjen punonjësi i shoqërimit të vlerave i “Nazerit” me dy thasë nga banka dhe i lë tek Arka, e pranishme Paola Dana. Në orën 14:18 njërin nga thasët e merr shefja e financës Valbona Duni dhe shkon tek zyra saj. Ora 14:16:51 Valbona Duni merr thesin me vlera monetare dhe shkon në zyrën e saj.
Datës 24.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
6. Më datë 30.04.2026 në orën 15:09:07 nd/arkëtarja në prani të arkëtares Paola Dana mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni e cila e merr thesin e shkon në zyrën e saj.
Ora 15:1:03 Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj
7. Më datë 7.5.2026, ora 14:41 shefja e finances Valbona Duni merr një thes me lekë nga Arka, e pranishme Paola Dana dhe hyn në zyrën e saj.
Ora 14:41:18 Valbona Duni me thesin me vlera monetare pasi del nga arka shkon në zyrën e saj.
Ora 14:42:27, nga e njëjta zyrë ku hyri më përpara Valbona Duni me thesin me vlera monetare, del Drejtoresha Elisabeta Mataj. Ora 14:42:35 Elisabeta Mataj hyn në zyrën e saj. Ora 14:42:45
Valbona Duni me të njëjtin thes me vlera monetare hyn në zyrën e Drejtoreshës Elisabeta Mataj.
Ora 14:43:19 Valbona Duni dhe Elisabeta Mataj dalin nga zyra e kësaj të fundit pa thesin me vlera monetare dhe hyjnë në të njëjtën zyrë.
8. Më datë 08.05.2026 në orën 13:47:22 shefja e financës Valbona Duni merr një pako të madhe me kartmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Dana.
Ora 13:47:36 Valbona Duni plikon me kartmonedha e mbështjell me mandat pagesën e prerë nga Paola Dana.
Ora 13:47:43 Valbona Duni me plikon me kartmonedha mbështjellë me mandat pagesë shkon në zyrën e saj
Datës 8.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4320, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
9. Më datë 21.05.2026 në orën 15:24 shefja e financës merr rreth 12 fasheta me kartmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Dana dhe i çon tek zyra e drejtoreshës së Filialit.
Ora 15:24:46 Valbona Duni mbështjell me mandat pagesë pliko me kartmonedha ndërkohë që komunikon me Paola Danën që kryen veprime në kompjuter.
Ora 15:24:59 Valbona Duni me plikon me kartmonedha të mbështjellë me mandat pagesë shkon në zyrë e Drejtoreshës Elisabeta Mataj.
Ora 15:25:18 Valbona Duni del nga zyra e Drejtoreshës Elisabeta Mataj me mandate pagesën në dorë por pa plikot me kartmonedha.
Ora 15:25:28, Elisabeta Mataj me telefon në dorë del nga zyra e saj pas Valbona Dunit dhe hyn në një zyrë tjetër.
Ka rene shteti ne dore te kurvave. Vaj me det ku eshte katandisur ky popull. Normale qe nuk kane frike kto kurvat. Do bejne dy apo tre vjet dhe do dali miljonere nga burgu. Leket nuk ja kerkon njeri se do japi pjesen te llumi prokurori dhe gjykate qe eshte bere, dhe ne rregull eshte. Po te punonte tre jete nuk do ti merte. Do bej dhe ndonje kopil ne burg dhe do dali me sjellje te mire dhe rrethana te vecanta familjare. Jepjani ju te mbaruar pensioniste voten ktyre te ps dhe pd, qe ti mbushin vetem me kurva institucionet. E ka mare lumi kte vend.