TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2026, 08:45

Lobimet në SHBA për të ‘larë fytyrën’ e tij dhe Berishës i zbrazin xhepat Fatmir Mediut!

Shkruar nga Pamfleti
Lobimet në SHBA për të ‘larë fytyrën’ e tij
Mediu- La Civita

Fatmir Mediu e mbyll vitin me llogari bankare bosh

Milionat e hedhura në SHBA për të “larë fytyrën” duket se i kanë lënë llogaritë bosh Fatmir Mediut.

Sipas të dhënave për vitin 2025, kreu i PR e ka mbyllur me minus vitin që shkoi.

Sipas dokumentit, një llogari bankare individuale është deklaruar me 0 lekë gjendje në datën 31 dhjetor 2025. Po ashtu, edhe një llogari tjetër e kategorisë "Credit Card" rezulton me 0 euro. Ndërkohë, një kartë tjetër krediti figuron me bilanc -2.893,49 euro, duke reflektuar një detyrim të papaguar në fund të vitit.

Deklarata pasqyron edhe lëvizjet e kryera gjatë vitit në këto llogari. Në dokument evidentohen të ardhura nga interesa bankare në vlerën 2,45 euro, si edhe një shtesë tjetër prej 83,53 eurosh. Nga ana tjetër, raportohen edhe pakësime të fondeve në disa llogari, përkatësisht 79 euro, 46,51 euro dhe 6.931,44 lekë.

Mediu deklaron si fitim vetëm pagën e deputetit, me vlerë 3.786.091 lekë neto.

Fatmir Mediu vitin që lamë pas ka bërë udhëtime të shpeshta në SHBA. Edhe pse në Shqipëri është në gjyq për Gërdecin, shkon në SHBA për të larë imazhin e tij me shpresën se do t'ia hedhë paq. Por të gjithë e dimë se në SHBA nuk mund të rrëmbesh foto lart e poshtë pa lobime dhe pa para.

Nga ana tjetër, Mediu ka punuar shumë dhe për t'i hequr damkën e non grata-s Berishës. Ishte ai që solli LaCivita vitin që shkoi. Lobisti amerikan mori miliona dollarë. 

Pra duket se të gjitha këto i kanë zbrazur xhepat, të paktën në letër, pasi në realitet është tjetër gjë. /Pamfleti

Lobimet në SHBA për të ‘larë fytyrën’ e tij

Lobimet në SHBA për të ‘larë fytyrën’ e tij

Lobimet në SHBA për të ‘larë fytyrën’ e tij

mediula civita

Lini një Përgjigje