TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2026, 12:30

Berisha: Raporti i fundit i KE-së damkosi Ramën dhe qeverinë e tij

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Raporti i fundit i KE-së damkosi Ramën dhe qeverinë e
Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili sipas tij damkos qeverinë shqiptare, tregon se kjo çështje tashmë ka kaluar kufijtë e vendit dhe është kthyer në një shqetësim edhe për Bashkimin Europian.

Gjatë komunikimit të tij të përjavshëm me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha u ndal te zhvillimet më të fundit politike në vend, si edhe te proceset zgjedhore brenda Partisë Demokratike.

“Narkodiktatorit të Tiranës, Ramës, po i del boja në të katra anët e botës. Media, anembanë, e në veçanti muajt e fundit, kanë portretizuar Ramën ashtu siç është, narkodiktator, njeri i tmerrshëm, avokat i tmerrshëm i krimit të tij dhe njerëzve. Një raport tjetër vjen nga KE, mediat e lira e drejtësinë, damkos Edi Ramën dhe regjimin e tij në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha mes të tjerash.

Berisha u shpreh se, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka ushtruar presion ndaj institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, ndërsa raporti i Komisionit Europian përbën një tjetër kritikë ndaj qeverisë.

“Mbrojtjen që i bëri ai Lubi Ballukut me emër, sulmeve ndaj drejtësisë nga Edi Rama, presionin ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. Lubi Balluku është bërë jo vetëm çështje e Shqiptarëve, por edhe e BE-së. Qëndrimi i tij ndaj mediave damkoset. Të gjitha këto janë dëshmi e plagosjes përfundimtare të Ramës dhe regjimit të tij”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje