TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2026, 20:44

Debati për vilën në Itali, Ulsi Manja 'thumbon' Shehajn: Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë!

Shkruar nga Pamfleti
Debati për vilën në Itali, Ulsi Manja 'thumbon'
Shehaj-Manja

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i është bashkuar debatit publik mes socialistëve dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke i kërkuar këtij të fundit të japë llogari për pasurinë e tij dhe të dorëzojë dokumentacionin në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manja akuzon Shehajn për standard të dyfishtë, duke thënë se ai kërkon transparencë nga të tjerët, por nuk jep sqarime për pasurinë e tij.

Kamera në dorë live nëpër komisione e seanca, gjoja në emër të ‘transparencës’ dhe ‘luftës kundër korrupsionit’… por kur vjen puna te llogaritë e tua, kamera fiket”, shkruan Manja.

Deputeti socialist ngre pikëpyetje edhe mbi fitimet që, sipas tij, lidhen me një pronë në Itali, duke kërkuar sqarime publike nga kreu i Partisë Mundësia.

12.1 milionë euro fitim brenda 5 vjetësh, për një vilë 251 metra katrorë. A ka miniera floriri nën atë pronë, Gone, apo diçka tjetër që s’na e ke thënë akoma?”, shprehet ai.

Në reagimin e tij, Manja i kërkon Shehajt të paraqesë dokumentacionin pranë ILDKPKI-së dhe të provojë ligjshmërinë e pasurisë së tij.

Dorëzo letrat në ILDKPKI. Provo ligjshmërinë. Ndize kamerën edhe për veten, Gone, jo vetëm për të tjerët”, shkruan deputeti socialist.

Në fund të reagimit, Manja deklaron se, deri në dhënien e sqarimeve, pretendimet e Shehajt për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit mbeten, sipas tij, vetëm një shfaqje politike.

shehaj manja

Lini një Përgjigje