TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2026, 14:05

“Kudo ka para të pista”, Rama: Euro ka rënë sepse është forcuar ekonomia!

Shkruar nga Pamfleti

“Kudo ka para të pista”, Rama: Euro ka rënë sepse

Ai deklaroi se në shqipëri ka ekonomi informale dhe para të pistë, por sipas tij, kjo është diçka që ndodh kudo...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se forcimi i lekut dhe rënia e euros ka ardhur vetëm për shkak të rritjes së ekonomisë së vendit.  Teksa mori pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama i quajti gomarllëqe lajmet se vendi është kthyer në ‘parajsë’ ku pastrohen paratë e pista.

Kjo edhe pse nga raportet ndërkombëtare, hetimet e SPAK-ut, aksionet e Europolit ndaj karteleve të drogës ku kanë qenë pjesë dhe shqiptarët, si dhe përgjimet e dokumentuara në aplikacionet e enkriptuara si ‘Sky Ecc’ ‘EncroChat’, flitet për miliona e miliona euro që vijnë për të pastruar në Shqipëri, kryesisht në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme.

Teksa për të minimizuar situatën, Rama nuk harroi që të shtonte edhe shprehjen e famshme të ‘Rilindjes’; gjëra të tilla ndodhin edhe në botën perëndimore. Ai deklaroi se në shqipëri ka ekonomi informale dhe para të pistë, por sipas tij kjo është diçka që ndodh kudo.

“Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.

Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një lajm që s’do të vinte nga kanalet e informimit si ata që i bien violinës me vesh, por nga kanale ndërkombëtare financiare që e ndjekin ekonominë tonë me lupë. A ka ekonomi informale në Shqipëri? Sigurisht që ka. Edhe para të pisët ka, por ku nuk ka? Është shumë e ligë t’ia veshësh Shqipërisë duke qenë shqiptar këtë lloj kostumi kaq të ndyrë. Nuk e di çfarë janë ata që e bëjnë”, u shpreh Rama.

Situata në fakt flet për një realitet komplet tjetër, vetëm nga hetimet e SPAK-ut është vërtetuar se grupet kriminale të trafikut të drogës, i pastrojnë paratë e tyre në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme, gjë që ka sjellë pasoja për ekonominë shqiptare dhe ka deformuar tregun imobilar.

rama euro ekonomia

13 Komente

  1. R
    R

    Pra simbas zotit kryeminister hyrja me shumice e parase se piset ne aktivitetin kryesor te vendit nuk ka ndikuar ne cvleresimin e euros? Nuk ka ndikuar ne renien e eksportit~? Nuk ndikon ne te ardhurat qe vijne nga emigrantet dhe ul aftesine blerese te shqiptareve hallexhij qe mbahen me parate e djemve te tyre qe punojne jashte e ketu puna e tyre zhvleresohet me 40%? Ti qofsh o zoti Kryeminister.

    1. k
      k

      Shtet i degraduar dhe i demaskuar me gojën e K.Ministrit të vet kur thotë se "kudo ka para të pista",nënkupton se ka para të pista por eshte normale. Shqiperia nuk mund të bëhet me karagjozë antiligjorë si ky.Dhe të mendosh se nuk është më i keqi....

    2. L
      Lalka i Dunavecit

      Sa shakator e kemi Kryeministrin!!! Te ka Lali xhan xhan xhan o udheheqes i lavdishem!!!

      1. V
        VT

        ????????????????o ZOT I MADH cfare gjetje gjeniale????????????????

        1. K
          Kumbari pallosh

          Nukk ka monedhe qe i reziston fluksin te parave te drogës per llogari te Kumbarit. Kumbari ne çifligub e vet eshte sot me i forte se dikur Ali Pash Tepelena ne çfligun e tij..

          1. ?
            ?

            Guvernatorët e bankave qendrore në vendet e BE-së nuk gëzojnë zakonisht imunitet personal nga arrestimi apo ndjekja penale vetëm për shkak të detyrës së tyre. Mbrojtja që kanë lidhet kryesisht me pavarësinë institucionale të bankës qendrore dhe, për vendet e eurozonës, me rolin e tyre në Banka Qendrore Europiane. Ja si funksionon në praktikë: Nuk ekziston një rregull i përgjithshëm në BE që kërkon autorizim nga parlamenti apo gjykata kushtetuese për arrestimin e një guvernatori. Në vende si Gjermania, Franca, Italia, Belgjika apo Spanja, guvernatorët janë subjekt i ligjit penal si çdo zyrtar tjetër. Nëse ka bazë ligjore, prokuroria dhe gjykatat mund të procedojnë sipas rregullave të zakonshme. Ajo që mbrohet fort është mandati i tyre: qeveritë nuk mund t'i shkarkojnë arbitrarisht. Statuti i Sistemit Europian të Bankave Qendrore parashikon se një guvernator mund të shkarkohet vetëm në rrethana të kufizuara (p.sh. nuk plotëson më kushtet për detyrën ose ka kryer shkelje të rëndë), dhe vendimi mund të ankimohet në Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian. Anëtarët e Këshillit Drejtues të ECB-së gëzojnë privilegje dhe imunitete funksionale, që synojnë të mbrojnë ushtrimin e detyrës së tyre evropiane (p.sh. për veprime të kryera në cilësinë zyrtare), por këto nuk përbëjnë imunitet të përgjithshëm ndaj hetimit ose arrestimit për vepra penale, si korrupsioni, mashtrimi apo krime të tjera. __________________________ Pse duhet "imuniteti" për Guvernatorin e BSH-së? Projektligji i ri kërkon autorizim nga Gjylata Kushtetuese për arrestimin e guvernatorit.

            1. A
              A

              Shqipëria në tërë historinë e njerëzimit, nisur nga Adami dhe Eva, është i vetmi vend në rruzull që ndaloi fenë. Nuk e ndaluan as Stalini, as Hitleri, as Mao. Nga një herë më duket sikur perëndia për ta zhbërë këtë popull na dërgoi mallkesën Edi Rama, armikun sistematik dhe më të egër të Kombit. Na u bë Sullyan Mehmeti dhe Enveri për ti puthur në ballë. Zhbëjë atë dhe jo Kombin o Zot. Nuk ka faje populli.

              1. *
                ***

                Ekonomia shqiptare = pastrim i parave të pista! Të tjerat janë propagandë.

                1. S
                  Shkeputje nga realiteti

                  Z. Kryeminister, nuk ka nevoje te kesh master ne Ekonomi-Finance per te kuptuar qe nje vend qe nuk prodhon asgje qe ta shesi ne monedhen e tij, Leku ne kete rast, nuk ka si ta fuqizoje kete monedhe. Nuk ka njeri nevoje per te blere Leke pervec shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi per shpenzimet mujore. Turistet i paguajne ne Eur shpenzimet e tyre, nuk blejne Leke. Pra mbetet vetem opsioni qe prurjet ne Eur me canta, furgona apo konteniere ne menyre te paligjshme nuk shakaktojne fuqizimin e Lekut, por zhvleresimin e Euros. Ne tregun shqiptar sot ka tonelata me Euro te cilat jane ne vlere shume me teper se cfare ka ne dispozicion per te blere tregu. Cfare ndodh? Shtepia 60m2 qe para 5 vitesh kushtonte 60,000 Eur, sot kushton 150,000 Eur. Pse? Sepse nuk kane ku te cojne Eurot dhe si pasoje rriten cmimet. Nderkohe shqiptari mesatar qe punon gjithe muajin per nje rroge mesatare me pak se 1000 Eur nuk arrin dot te bleje as nje kasolle per te futur koken tashme. Mund te besh teori e propagande sa te duash, edhe te na hedhesh hi syve. Ne fund te muajit na e tregon xhepi fuqine e Lekut, jo deklaratat e tua dhe te Zeqinese qe jane ofenduese dhe tallese per shqiptarin mesatar.

                  1. S
                    Shqipëria

                    O kriminel e rezon ti qe po vjedhë e grabite ket popull fisnik o maskara që zoti te denofte me keq seç te ka denuare

                    1. E
                      Ekonomiksi

                      Ne Te gjitha vendet ne zhvillim leku vendas mbahet posacerisht i zhvleresuar per te thithur valutat e huaja kurse ne shqipri ndodh e kunderta zhvleresohet valuta e huaj dhe rritet paraja e pavlere vendose. Kjo eshte politike monetare e qeverise dhe nuk ka te beje me tregun e lire kerkese oderte “ka euro shum ne treg “ bie euro dhe ka euro pak ngrihet euro.edhe ne turqi qe eshte ne krahasim me shqiperine miliona here terheqese me e madhe e turisteve dhe e investitoreve te huaj e zhvlereson qellimisht liren turke dhe indexi i rritjes ekonomike te vendit eshte rrit it me mbi 300% we kur ka filluar zhvleresimi i Lires turke para dy apo tre vitesh

                      1. A
                        A

                        Edhe Finlanda ka korrupsion, rreth 1 %. Por në Shqipëri perceptimi korrupsionit është mbi 86 %. 1 % acid dhe 99 % ujë ështe ujë dhe 86 % acid dhe 14 % ujë është acid.

                        1. V
                          Vk

                          Eshte forcuar nje mut ekonomia! Cmimet te ajer!

                          Lini një Përgjigje