TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Korrik 2026, 17:24

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë shkund Meksikën

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë shkund Meksikën
Foto Ilustruese

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi këtë të premte brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike kishte një thellësi fokale rreth 10 kilometra, ndërsa epiqendra u lokalizua në det, rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas. Tërmeti u ndje fuqishëm edhe në Guatemalën fqinje.

Pas lëkundjes, autoritetet lëshuan një paralajmërim për rrezik cunami. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Meksika ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike në botë, përgjatë të ashtuquajturës "Unaza e Zjarrit" të Paqësorit, ku përplasen disa pllaka tektonike.

termet 7.4 balle ne meksike

Lini një Përgjigje