
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi rabiti me forcë xhiron ditore të një dyqani të një kompanie celulare, duke marrë rreth 100 mijë lekë të rinj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Sipas Policisë, i dyshuari, shtetasi me inicialet G. R., ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka marrë me forcë shumën e parave që përbënte xhiron ditore të biznesit, për t'u larguar menjëherë nga vendngjarja.
Pas njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan menjëherë kërkimet dhe bënë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar në lagjen nr. 6 të qytetit, ku edhe u vu në pranga.
"Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan të një kompanie celulare. Falë reagimit të menjëhershëm të Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R., 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në një dyqan të një kompanie celulare dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj, që përbënte xhiron ditore të biznesit, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan menjëherë punën dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në lagjen nr. 6, Durrës” ,njofton policia.
Lini një Përgjigje