Deklaratat për një “Kosovë të pastër serbe”, rikthejnë hijet e së kaluarës dhe tregojnë se disa ide të rrezikshme ende nuk janë zhdukur nga politika serbe...
Sikur të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, Snezhana Paunoviç do ta kishte “spastruar” Kosovën nga shqiptarët. Kjo figurë politike, e cila në një intervistë për gazetën Kurir foli për ndërmarrjet e nisura, por të papërfunduara në historinë e serbëve, është ministre në qeverinë e Gjuro Macut.
Teksa shprehur keqardhjen e saj për mosrealizimin e një pogromi etnik ndaj shqiptarëve, Paunoviç u përpoq të imagjinojë veten në rolin e Millosheviçit në të kaluarën dhe të kryente atë që ai nuk e përfundoi. Jo se nuk e donte. Thjesht nuk ia doli.
Ministrja Paunoviç mbart me vete trashëgiminë politike të epokës së Millosheviçit dhe në qeveri erdhi nga partia e Ivica Daçiç. Kjo forcë politike prej kohësh është tretur brenda SNS-së, e ka humbur identitetin e saj dhe po shuhet gradualisht.
Sot, Paunoviç rikthen idetë e papërfunduara të Millosheviçit për një Kosovë etnikisht të pastër serbe, duke lënë të kuptohet se atij i mungoi forca dhe vendosmëria për të bërë atë që, sipas kësaj pikëpamjeje, “duhej bërë”.
Për këtë arsye ajo ndërton edhe një fantazi politike: transferimin e rolit historik, dëshirën që atëherë të kishte qenë ajo në vend të tij. Në udhëtimin e saj imagjinar në kohë, Paunoviç anashkalon disa pjesë të rëndësishme të mitit të dhimbshëm për “tokën e shenjtë serbe”, por përpiqet t’i japë vetes rolin e udhëheqëses që do të realizonte një ide kriminale të mbetur përgjysmë.
Shumë ide dhe shumë krime janë realizuar gjatë historisë. Por një ministre e Serbisë së sotme papritur pretendon se Millosheviçi nuk bëri gjithçka që duhej. Sipas kësaj logjike, mungonte vetëm hapi i fundit.
Po ng buron vallë kjo nostalgji e frikshme për një spastrim etnik të parealizuar? Nga fakti se e kaluara në Serbi nuk është mbyllur ende plotësisht. Megjithatë, disa procese që lidhen me Kosovën janë tashmë të pakthyeshme.
Paunoviç, me origjinë nga Peja, pretendon se nuk do ta kishte shënuar “veprën e jetës” me likuidime. Sipas saj, shqiptarët do të largoheshin drejt vendeve të tyre të origjinës. Por një largim i tillë nuk mund të ndodhë pa dëbim dhe deportim.
Ndërkohë, sipas kësaj logjike ata që do të shpalleshin “terroristë”, do të shkatërroheshin fizikisht dhe gjithçka do të përfundonte në mënyrë “të sigurt” dhe
“të pastër”. Pikërisht këtu gjendet burimi i zemërimit dhe zhgënjimit të saj: keqardhja për një projekt kombëtar që nuk u realizua.
Me këtë shpërthim nacional-shovinist, ministrja e qeverisë së Macut (në fakt Vuçiçit),e vendosi sërish në qendër tezën e “zgjidhjes përfundimtare”. Në këtë vizion, asgjë tjetër nuk pengon idenë e një Kosove “zemër të Serbisë”, përveç shqiptarëve që jetojnë atje.
Ata thjesht nuk ekzistojnë si faktor kur flitet për fatin e Kosovës. Kjo do të ishte edhe tema qendrore e konceptit të “botës serbe”, ku nuk ka vend për të tjerët. Udhëheqësi aktual ka pranuar gjithçka, me pretendimin se nuk ka dhënë asgjë, dhe nga kjo filozofi politike kaotike lindi edhe aventura e armatosur me Milan Radojçicin në krye.
Ishte një pasqyrim i qartë i “heronjve” të rinj të Kosovës dhe ndoshta përpjekja e fundit katastrofike e komandantit suprem të ushtrisë, policisë dhe strukturave të errëta për të bërë diçka që do të mbetej në histori.
Gjithçka që ka ndodhur dhe që e ka kthyer historinë e re të serbëve dhe shqiptarëve në një përvojë tragjike, ndërsa zgjidhjet politike prej kohësh në agoni, nuk i kanë zhdukur ëndrrat për një të kaluar “më efikase”.
Kujtesa e ministres për “çështjet e pambaruara”, është një shenjë se në disa mendje ende në Serbi mbijeton ende iluzioni se krimet e mëdha mund të kishin qenë një mjet i dobishëm për realizimin e qëllimeve politike.
Duket se atje ka ende pak njerëz të gatshëm të përballen me realitetin. Në vend të deklaratave boshe, mallkimeve patetike dhe romantizimit të luftëtarëve të së kaluarës, do të ishte më e dobishme të ndihmoheshin serbët dhe shqiptarët të jetonin në atë hapësirë që prej dekadash është shkatërruar nga urrejtja, pretendimet territoriale dhe bindja se bashkëjetesa është e pamundur.
Për këtë nevojitet ajo që duket sot gjithnjë e më e rrallë: arsyeja. Nostalgjia për një spastrim etnik që nuk u realizua deri në fund, të cilën ministrja Paunoviç e ruan publikisht si “humbjen e jetës së saj”, tregon një errësim serioz të debatit politik në Serbi dhe vazhdimin e një krize të thellë shoqërore e morale./Pamfleti nga 'Vijesti'
Nje artikull I llumshem, pa asnje ide e dobi
Ore tuafe mos u merrni me llogje rrugesh. U clirua Kosova, mire. Pse duhej qe serboqenet te jetojne ne trojet tona? Greket te therrin naten e te qajne diten. Po ne Mutin Shqiptaret kur do behemi te mencur? Na dolen dy familje gabelesh ne Lushnje e pretenduan qe jane serbe e donin komunitet, ha ha ha. Na jane turrur greket sklleverit yzmeqare te Ali Pashe Tepelenes e pasi serbi Sali qelbesira u dha trojet e Shqiptareve prete ndojne qe jane ne Greqi. Firmosin zagaret tane te shtetit qe Zverneci e Sazani jane prone e Izraeliteve cifute te ardhur nga Rusia ne 1967en. Cfare behet keshtu? Ther naten e qaje diten e keshtu punet do te shkojne vaj. A do i thirrni kaplloqes apo jo!?
Nje analize e bukurn qe duhet t'ja kete zili dhe ministri jone i jashtem.