TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2026, 07:22

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të jenë temperaturat këtë fundjavë

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të jenë

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë kësaj të diele, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga dielli, ndërsa vranësira të pakta kalimtare priten vetëm në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, pa krijuar probleme të veçanta.

Edhe kushtet në det paraqiten të favorshme, me valëzim të ulët, të forcës 1 deri në 2 ballë.

moti

Lini një Përgjigje