TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2026, 13:25

Homazhe në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Shkruar nga Pamfleti
Homazhe në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, merr pjesë edhe
Homazhe në nder të gazetarit

Në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë, familjarë, të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë po i japin lamtumirën e fundit gazetarit 40-vjeçar.

Në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë po zhvillohen homazhet në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit.

Që prej orës 12:00, dhjetëra familjarë, të afërm, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë kanë mbërritur për t'i bërë nderimet e fundit 40-vjeçarit. Në mesin e tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë homazhe dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Enrik Mehmetit ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët, ndërsa Vlora i jep sot lamtumirën një gazetari që për vite me radhë e lidhi jetën e tij me raportimin e ngjarjeve dhe historive të qytetit.

Pas përfundimit të homazheve, trupi i pajetë i Enrik Mehmetit do të përcillet për në banesën e fundit, ku do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

mehmeti rama homazhe

Lini një Përgjigje