TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 20:54

Elseid Hysaj larg Leçes? Kapiteni i Kombëtares kthen përgjigjen pas ultimatumit

Shkruar nga Pamfleti
Elseid Hysaj larg Leçes? Kapiteni i Kombëtares kthen përgjigjen
Elseid Hysaaj

Negociatat mes Elseid Hysaj dhe Leçes kanë ngecur. Klubi i Seria A paraqiti dje ofertën zyrtare, ndërsa priti 24 orë për përgjigjen.

Xhanluka Di Marcio shkruan se Leçe bëri përpjekje të konsiderueshme financiare. Në anën tjetër ndodhet Hysaj, i cili nuk dha dritën jeshile dhe preferon të shikojë për opsione të tjera para vendimit përfundimtar.

Negociatat e ngecura bëjnë që edhe Leçe të shikojë për opsione të tjera. 32-vjeçari i mbrojtjes u largua nga Lacio ku i pati minutat me pikatore në dy sezonet e kaluara.

Hysaj ka një karrierë të fokusuar vetëm në Seria A. Aty ku mbi 100 ndeshje regjistron me Empolin dhe Lacion, ndërsa te Napoli kaloi 200 paraqitje.

elseid hysaj kapiteni i kombëtares leçe

Lini një Përgjigje