
Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë, duke pretenduar se aktiviteti i qeverisë ndër vite do të çojë në përgjegjësi penale.
I ftuar në podkastin “Të Pashoq”, Llangozi u shpreh se arrestimi i kryeministrit është, sipas tij, i pashmangshëm.
“Unë e kam thënë që kryeministri Rama do të ketë një fund të hidhur. Edhe unë vlerësoj që arresti është i pashmangshëm, për arsye se kemi një aktivitet kriminal ndër vite. Kemi masakër në fondet publike. Kemi masakër në trojet, në vendin, në pronat publike. Kështu që, për këtë arsye, vlerësoj që do të japin llogari,” deklaroi Llangozi.
Më tej, avokati iu referua edhe procesit të integrimit europian, duke pretenduar se Bashkimi Europian i ka vendosur kushte Shqipërisë për çështje që lidhen me pronat publike.
“Të mos harrojmë, pavarësisht se kryeministri Rama e reklamon si pozitive Europën, Evropa i ka thënë, i ka vënë kushte. Ligji që ti ke krijuar për të bërë lehtësira që pronën publike ta marrin oligarkët është i jashtëligjshëm. Për këtë arsye vlerësoj që do të ketë zhvillime. Do të shikojmë histori me këtë kryeministër. Do të bëhet shembull në gjithë botën,” u shpreh Llangozi.
Lini një Përgjigje