
Teuta triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në pjesën e parë, i cili shkaktoi polemika të mëdha.
Fillimisht arbitri e anuloi për faull ndaj portierit Alia, por pas rishikimit të pamjeve në VAR, ndryshoi vendimin, duke e konsideruar të rregullt golin.
Skënderbeu ishte dominues për gjithë pjesën e mbetur të ndeshjes, por pa arritur të shënonte.
Kjo humbje e dërgon Skënderbeun në vendin e fundit me 30 pikë, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 33 pikë.
Në derbin e kryeqytetit, Dinamo ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0. Blutë fituan derbin e parë të sezonit ndaj “demave”, pikërisht në javën e 31 të Superiores.
Skuadra e Ilir Dajës diktoi ndeshjen dhe shënoi golin e avantazhit me Zabërgjën në minutën e 59.
Domgjoni e bëri dramë takimin në minutën e 95, pasi humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka. Tashmë të kuqtë rrezikojnë seriozisht vendin e katërt duke qenë se Elbasani ndjek me 4 pikë më pak.
Dinamo ka aktualisht po aq pikë sa Egnatia e vendit të parë. Këta të fundit do të përballen me Vllazninë sot në orën 20:00.
Lini një Përgjigje