TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2025, 20:36

Futboll mbi 4 mijë metër lartësi, mbrojtësi uruguaian përdor maskën e oksigjenit për të marrë frymë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futboll mbi 4 mijë metër lartësi, mbrojtësi uruguaian

Bolivia është një prej skuadrave më të vështira në Amerikën Latine dhe arsyeja është e thjeshtë. Përfaqësuesja i zhvillon ndeshjet në stadiumin “El Alto”, që përkthehet në shqip “I larti”, i cili është pozicionuar në 4,150 metër mbi nivelin e detit.

Lartësia ndikon në mungesën e oksigjenit dhe kjo bën që kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të jenë tejet të vështira.

Në imazhet e ndeshjes së fundit kualifikuese ndërmjet Bolivisë dhe Uruguait shfaqet futbollisti i miqve, Hoze Maria Himenez që gjatë lojës detyrohet të përdorë një shishe me oksigjen, për t’u mbushur me frymë.

Edhe pse luan tek Atletiko e Madrid dhe në nivelet më të larta, kapiteni i uruguaianëve u shfaq në vështirësi të mëdha.

hoze maria himenez mbrojtësi uruguaian

Lini një Përgjigje